Policia Kufitare i ka shkuar në ndihmë katër pushuesve, dy prej tyre të mitur, të cilët kishin mbetur në det me një pedalon dhe nuk e nxirrnin dot në breg për shkak të erës dhe dallgëve të larta.
Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit (janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Shtetit fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.