Mbesa e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos, Roksani tha se Shqipëria u bë për Kryepeshkopin Anastas, atdheu i tij i dytë.
Në fjalën e saj gjatë ceremonisë mortore të xhaxhait të saj, ajo theksoi se jeta e Anastasit ishte e mbushur me dashuri, drejtësi, përulësi dhe shpresë, një shembull që sipas saj duhet ndjekur nga të gjithë.
“Vëllezërit e mi, në emër të familje sonë do dëshiroja t’ju falënderoja për dashurinë që keni treguar për xhaxhain tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Ju e dini sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi për më shumë se 30 vjet, popullin e Shqipërisë, të vendit që u bë atdheu i tij i dytë.
Vëllezërit e mi, ne të krishterët orotodoksë e dimë se perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në perëndi dhe perëndia qëndron në të. Kjo ishte jeta e Anastasit: Dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim, shpresë. Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij i cili pati dashuri për perëndinë e dashurisë. Dhe le të sjellim gjithmonë ndërmend që dashuria nuk bën dallim ndërmjet racave, kombeve dhe shteteve. Krishti u ngjall vëllezërit e mi”, tha ajo.