Ka mbërritur në Kosovë grupi i parë me shtetas afganë. Avioni që i ka sjellë është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe më vonë ata do të dërgohen në vendstrehimin e tyre, i cili akoma nuk është bërë i ditur nga institucionet kosovare.
Sikurse raportohet në media bëhet fjalë për rreth 100 persona, ndërsa për t’i pritur ka dalë Kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani./Opinion.al