Policia në Klos ka arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar të identifikuar me inicialet D. M., 48 vjeç.
Nga njoftimi bëhet me dije se ky i fundit ka mbajtur peng për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al