Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë. Vajzën kanë vendosur ta quajnë, Kaimana dhe lajmi u bë i ditur në rrjetin social Facebook, nga bashkëshorti i saj Davon Edwards .
“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar t’ju themi se vajza jonë e parë është këtu. E duam kaq shumë që tani dhe mezi po presim ta çojmë në shtëpi. Gruaja ime pati një lindje të shëndetshme dhe të shpejtë. Faleminderit për urimet!”- shkruan ai mbi foton ku shfaqet bashkë me të porsalindurën.
Ndërkaq këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë duke u shkëputur për një kohë të gjatë nga skena dhe projektet muzikore.
Projekti i fundit i Linda Halimit është kënga “Murda”, e cila u përfol më së shumti për skenën e puthjes së këngëtares me një vajzë tjetër./Opinion.al