Theresa May ka thënë se është e nderuar që është zgjedhur udhëheqëse e re e Partisë Konservatore të Britanisë dhe rrjedhimisht kryeministre e këtij vendi.
Duke folur jashtë Parlamentit britanik, May është zotuar se do të ndërtojë një Britani më të mirë dhe se do të nxjerrë suksese prej daljes së saj nga Bashkimi Evropian, transmeton REL.
May deri më tash ka shërbyer si sekretare për punë të brendshme.
Rivalja e vetme e zonjës May, Andrea Leadsom, është tërhequr të hënën nga gara.