Prej disa muajsh mediat sportive flasin për largimin e Mauro Icardit nga skuadra e Interit. Kjo ka bërë që shumë klube të paraqesin ofertat e tyre, por deri më tani ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.
Një nga skuadrat e cila kërkonte shërbimet e Icardit ishte dhe Valencia, por dështoi në arritjen e një marrëveshje me Interin.
Ndërkohë, mësohet se në garë për transferimin e Icardit është futur dhe skuadra franceze PSG, të cilët priten të bëjnë dhe një ofertë të kënaqshme për marrjen e lojtarit.
Por, deri më tani asnjë nga klubet nuk ka reaguar zyrtarisht./ Opinion.al E.Xh.