Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maturantët, të mirët ‘shiten’ tek privati

2016/09/08 at 8:22 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Nga Reldar DEDAJ


Jetojmë në një kohë kur secili e ndien veten të detyruar të valëvisë në erë flamurin e shpalosur të indinjatës së vet, dhe të japë shenjë se e ka parë mirë flamurin e bashkëbiseduesit.

Nuk di të themi nëse këtu kemi një çrregullim të rëndë, për ata që duan të kuptojnë realitetin e sotëm, veçantitë e jetës, të njerëzve dhe nga ana tjetër sjelljen e politikës shqiptare me ta. Është diçka se kur e le pas dore, nuk kap më nuancat, kur i jep shumë rëndësi, nuk kap më dot thelbësoren.

Këtu nuk është fjala për ankthe të pabaza që kanë shoqëruar kalimin prej një viti në tjetrin, as për mallkimet që e kanë zakon të lëshojnë qysh prej kohësh ata që u druhen ndryshimeve dhe tremben prej ritmit të këtyre.

Shqetësimi jonë është i një tjetër lloji. Është shqetësimi i disa të rinjve që besojnë fort në vlerat shoqërore, që tmerrohen kur i shohin ato të luhaten, të dobësohen, është ankthi i të apasionuarve pas lirisë që pandehin se kjo mund të ishte vlera më e shenjtë e njeriut, i cili vë re të skicohet një botë ku liria, dija dhe identiteti s’do ketë më vend; është frika e shumë të rinjve, që më në fund, janë të bindur se çdo shpresë dhe alternativë ndryshe e ka mjaft të vështirë të mbijetojë në një terren të tillë, nga ku shohin të pafuqishëm rritjen e pazarllëkut dhe dëshpërimit.

Dhe, sigurisht, mund të jetë thirrja e çdo personi që shpreson se gjërat mund të ishin krejtësisht ndryshe. I atij që dëshpërimisht prej dy ditësh është përkulur përballë Kryeministrisë dhe kërkon të nxjerrë të drejtën e studimit, pavarësisht mesatares së lartë që ka, është thirrja e një vajze vetëm 18 vjeçare e cila nuk mund të pranojë këtë zvetënim moral, tëhuajsim dhe hije të zezë që i rri mbi kokë. Është thirrja e qindra maturantëve që nuk kërkojnë asgjë tjetër, veçse të drejtën më legjitime në botë, shkollimin.

Sot, për shumë studentë kjo është mohuar. Është mohuar me një fakt të thjeshtë, më i miri zgjedh i pari. Ky është argumenti. Ndërsa, pyetja qendron tjetërkund: A shkojnë studentët në degët që duan? Ja problemi. Sigurisht që jo. I thuhet shumë thjesht, vendet u zunë, ti mund të shkosh në këto degë. Se po çove njërin që do fizikë në hidroteknikë, e ke bërë lëmsh, ke masakruar zemra të rinjsh, nuk ke bërë asgjë tjetër se kaq. Mirëpo, lind pyetja: Po ai që nuk shkon në degën e preferuar, çfarë do të bëjë? Do të drejtohet drejt privatit, si gjithmonë. Ja zgjidhja. Privati, më në fund, ka shansin të ketë edhe studentë të ekselencës në klasat e tij, por edhe t’u marrrë dhe lekët më të mirëve. Kjo është reforma. Asgjë tjetër.

Të paktën, një gjë është e qartë: homo economicus (njeriu ekonomik) duke qenë i bazuar tek pushtimi i të gjithë tregut, pasuritë natyrore, si dhe krijimin e shumë monopoleve në ekonomi, nuk pushoi kurrë deri sa arriti të kapë edhe vetë tregun e dijes.

Pasi ia dëmtuan dalëngadalë gjithë infrastrukturën, shkatërruan Universitetin, penguan investimet në kërkime shkencore, në laboratorë të specializuar, varfëruan edhe më tepër biblotekat, librin shkencor e humbën fare nga qarkullimi dhe boshllëkun që ai la pas, e mbushën pastaj me lloj-lloj mbeturinash, erdhi një kohë tjetër, që e mbështolli individin brenda lëvozhgës së tij kulturore dhe, dalëngadalë, ia la vendin “homo economicusit”; atëherë është forca e këtij të fundit, krijesë e epokës së fitimit të paskrupullt, ai që i katandis veprat e frymës në stoli kallpe. Dhe jeta nëpërmjet mendimit ia lëshon vendin butësisht ballafaqimit të tmerrshëm dhe qesharak mes një kllouni të veshur firmato dhe individit fanatik që mundohet të sjellë në jetë ato që tashmë janë varrosur prej kohësh.

 

 

Etiketa: maturantetprivatiReldar Dedaj


Ju sugjerojmë

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
Bota

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un

27 Tetor, 2025 11:59 am
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
Politikë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

27 Tetor, 2025 11:17 am
Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë
Kryesore

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë

27 Tetor, 2025 10:59 am
Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale
Kryesore

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

27 Tetor, 2025 10:28 am
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit
Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

27 Tetor, 2025 9:21 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

27 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

27 Tetor, 2025 8:27 am
Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Para
Mino Raiola e sulmoi ja si reagon Jurgen Klopp i Liverpulit

Mino Raiola e sulmoi ja si reagon Jurgen Klopp i Liverpulit

VIDEO-“STOP”/ Tjetër skandal në shkolla, me 300 mijë lekë regjistrohesh në degët e mbyllura

Emisioni "Stop" e denoncoi për korrupsion/ Arrestohet mësuesi i shkollës ndërtimore 'Karl Gega'

Shpërndarja e librave, radhë të gjata

Shpërndarja e librave, radhë të gjata
















TE FUNDIT

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
27 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se do të donte shumë të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim...

Lexo më shumë

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
27 Tetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla replikoi me Sali Berishën pas akuzave të këtij të fundit lidhur me...

Lexo më shumë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
27 Tetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që deputetëve t’iu jepet e drejta për t’i drejtuar pyetje institucioneve që do të raportojnë...

Lexo më shumë

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë
27 Tetor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha sqaroi në Kuvend se përse u dakordësuan me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com