Në Bashkinë e Himarës sot përmbushet një e treta e procesit dhe regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara.
Kryeministri Edi Rama në shpërndarjen e certifikatave u ndal për të folur me abuzimet administratën publike në vend.
Ai tha se qeveria ka ngritur shumë çarqe për të kapur minj, ndërsa kujtoi se secili ka punën e vetë.
“Fjalë më shumë përditë ka, baltë më shumë sa të duash. Maskarenjtë nuk mbarojnë, dalin minj nëpër zyrat e shtetit, patjetër. Po dhe kjo kur kapen minjtë të vësh kujën o po bëhet nami.
Shyqyr që po kapen, për këtë punë. Minjtë i kap çarku prandaj kemi ngritur dhe do ngremë më shumë çarqe. Nuk mund të rrokullisemi se u kapën ca minj dhe ti biem njëri tjetrit. Secili ka punën e vet dhe llogarinë e vet për të dhënë. Secili në anën e qytetarëve ka llogarinë e vet për të kërkuar”, tha Rama.