Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

2025/05/14 at 9:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin, të cilit i ka blerë shtëpinë.

“Unë kam pasur një problem me ndërtuesin, atje ku jam futur në banesë, ai ndërtuesi nuk e ka bërë hipotekën në vitin 2007, kur unë hyra brenda sepse kishte probleme me bashkinë. Në vitin 2014 i përfundoi dokumentet, më tha mua nuk është 78 metra, por është kaq metra. E kishte pretendimin mbi kontratën, unë e kundërshtova dhe çështja kaloi në gjykatë. Gjykata e Tiranës ia kaloi Apelit, Apeli ia kaloi përsëri Gjykatës së Tiranës dhe ky problem u zgjidh në vitin 2023. Ky avokati Përparim Rama më tha hajde të shkojmë tek një person që merret me aplikimet, ngjitur me Gjykatën, aplikim thoshte atje”, thotë denoncuesi.

Pas gjyqeve, që përfunduan në favor të tij, në 24 Tetor 2023 paraqitet në një zyrë shërbimi online, tek asistenti Lorenc Agolli, ku e kishte sugjeruar avokati i tij Përparim Rama.

Pasi Lorenci aplikon për certifikatë pronësie në Kadastër, i moshuari tregon, se i dha 115 mijë lekë, dhe pas 35 ditësh do të pajisej me dokumentin. Por afati kaloi dhe Lorenc Agolli i tha që do të bënte një aplikim të dytë, pas të cilit duhet të priste edhe 35 ditë të tjera.

“Kaluan 35 ditë dhe aplikimi nuk erdhi, më tha që kadastra i vonon dhe pastaj bëri aplikim tjetër. E bëri në datën 25 tetor, pas 6 muajve nuk vendosi datën e saktë. Vendosi datën pas aplikimit të parë. Kam bërë dy kërkesa në kadastër”, shtoi më tej i moshuari.

6 muaj më pas, zoti Gjikola thotë, se nuk i është zgjidhur problemi. 91-vjeçari mësoi në hipotekë, se pagesa e tij nuk ishte bërë dhe kamatë vonesa kishte shkuar 2 milionë e 200 mijë lekë.

“Kemi shkuar te posta, te kadastra, i ka thënë që nuk keni faturën. Pastaj pas 35 ditësh dhe duhet të bëhet regjistrimi i pronës pas aplikimit. Nëse pas 35 ditësh nuk e paguan këtë atëherë çdo ditë është 1500 (lekë të vjetra)  tip gjobe dhe nga periudha e aplikimit, që duhet të dilte 35 ditëshi e deri tani ka arritur shuma 2 milionë (lekë të vjetra). Kur shkuan pas gjithë këtyre veprimeve, hyri në sistem dhe nuk i doli dhe tha që për 72 orë do e zgjidhte sistemin. Në telefon nuk na përgjigjej dhe zyra e shërbimit të tij ishte e mbyllur me qepena. Kam shkuar dhe herë të tjera, dhe herë të tjera ishte e mbyllur. Kur shkova për të marrë përgjigje për veten time, aty kishte edhe persona të tjerë të moshuar që kishin edhe ato këto probleme ”, sqaron vajza e Bardhok Gjikola.

“Stop” tentoi të gjente asistentin e shërbimeve Lorenc Agolli, por ai nuk ndodhet në zyrë. Ndërsa avokati Përparim Rama, shpjegon se ka dëgjuar, që ai luan bixhoz.

Gazetarja: Ishit ju që e drejtuat tek asistenti.

Përparim Rama: Po! Por më lër të ta shpjegoj, më lër të ta shpjegoj…! Dhe unë i thashë, do e bësh nëpërmjet e-Albanias dhe unë këtu poshtë shtëpisë sime, është ky Lorenci dhe unë, kur kam fituar gjyqin, shtëpinë time, që e mora me gjyq nëpërmjet e-Albanias, aplikova dhe më erdhi certifikata, dhe ia sugjerova. Dhe unë e çova atje dhe i thashë shiko, ulja një çik çmimin këtij, se ky është burrë i vjetër. Ishte pagesa për aplikimin tek Hipoteka, dhe pagesa për shërbimin e këtij. Rezulton, që atje nuk ka shkuar, se ia mbajti ky zarfin, i tha do ia çoj unë zarfin me Postë.

Dhe, kur shkohet në Postë, bëhet edhe pagesa e aplikimit. Rezulton, që ky, s’e ka çuar fare zarfin. E kapa Lorencin i thashë, pse më ke përzier mua me këtë histori? Jo po nuk e mbaj mend tha, kush e mori zarfin. Jo, unë s’jam përzierë me zarfin, e ke marrë ti, thashë unë. Ky, ose ka harruar, ose s’ka çuar zarfin të bëjë pagesën e lekëve, dhe e keqja fare, nuk është bërë pagesa, se aplikimi ka shkuar nëpërmjet kompjuterit. Kupton ti? Por, nuk është bërë pagesa përkatëse, këtu është e gjithë puna. Ky nuk ka bërë pagesën dhe hipoteka nuk e ka bërë shërbimin. Kam informacione tani, që doli problemi, më tha dhe një avokat tjetër, që ta kesh prej meje, ky tha, ka dhe një ves tha, që luan bixhoz tha, edhe nuk e di, këtë e kam nga një avokat. Unë kam dy numra edhe njëri më rezulton i mbyllur. Numrin tjetër, që kam, edhe po ta çoj…/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

'Përplasje' te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com