Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtroi qytetarët duke shitur apartamente dy herë, procedohet ndërtuesi

2023/07/10 at 9:25 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtroi qytetarët duke shitur apartamente dy herë, procedohet ndërtuesi

Pak kohë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e mashtrimit nga ana e ndërtuesit Sabri Shera. Në zonën pranë Prokurorisë së Tiranës, Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku, që në këmbim të vendit ku kishte shtëpinë, do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti.


Shpëtimi, si pronar i truallit, do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2. Palët lidhën kontratë dhurimi. Tani ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton se e ka shitur disa herë apartamentin.

Ky pallat është ende i papërfunduar, ndërsa familja Mëniku në Kadastër ka regjistruar njësinë e banimit, që kur ta marrë në dorë ta certifikojë.

Motra e të interesuarit, Manuela Mëniku, ka tentuar të kontaktojë ndërtuesin Sabri Shera, por ky i fundit i është shmangur. Pasi gazetari i “Stop” u përball me ndërtuesin, ai premtoi që në fund të Marsit, t’i jepte kapar qytetarit dhe deri në 15 Prill ta shlyejë, duke ia blerë apartamentin. Por kjo nuk ndodhi. Me ndihmën e emisionit “Stop”, u kryen kallzimet nga kjo familje dhe më në fund prokuroria nisi procedimin për Sabri Sherën, për veprën penale të mashtrimit. Ndërkohë të tjerë denoncues janë ankuar në emisionin “Stop” për mashtrim nga ana e ndërtuesit Sabri Shera. Ky i fundit ka përdorur justifikimin e radhës, duke thënë, se ishte i sëmurë.

“Unë jam Shpresa Varka. Kemi një problem për punën e shtëpisë me Sabri Sherën. Kemi dhënë shtëpinë për pallat edhe ai na ka premtuar që do na japi 3 hyrje. Më mbrapa na nxorri se 1 hyrje të plakës nuk do ta jap. Për çfarë arsye? Ne duam arsyen. Ai thotë se ju kam dhënë shumë metra. Edhe ne ramë dakord, të paktën na jep nga 2 hyrjet e çunave. Asnjë hyrje s’kemi marrë. Do ta rregullojmë tha. Ne kemi qenë 5, me gjithë plakën 6. E ka ndërtuar pallatin aty, banorët të gjithë i kanë zënë hyrjet e veta, i ka shitur. Ka shitur hyrjet nga 3 herë. As lekë qiraje nuk na jep, na ka 5 vjet që nuk na ka dhënë lekë qiraje. Mashtrim total. Kemi ardhur kush e di sa herë këtu (në Policinë e Tiranës) dhe nuk na kanë marrë për bazë fare. Z.Sabri, hajde më kthe pronën time, shtëpinë time që kemi firmosur”.

“Nuk e di se kush ka hyrë, nuk e di se kush punon, ai ka bërë deklarata, ka bërë kontrata të tjera me të njëjtat  numra. Nuk jemi vetëm ne, janë disa. Z.Sabri duam hyrjet siç i kemi pasur dhe aty ku i kemi pasur, edhe siç është e nënshkruar në kontratë“, thotë denoncuesja tjetër Makbule Muça.

“Jam Nevin Varka. Edhe unë kam të njëjtin problem. I kemi dhënë shtëpitë në 2015 për pallat, edhe akoma nuk i kemi marrë, po hyjmë për 9 vjet. Kemi pasur 69 metra me certifikatë pronësie dhe do merrnim 3 hyrje që na kishte premtuar. Ramë dakord edhe shkuam te noterja për të firmosur. I bëmë këto gjëra. Kur vjen puna tani, s’po marrim hyrjet. Unë e di për mashtrim, kështu i bie. Z.Sabri, të bëj thirrje, në atë datë që më ke thënë të mbarosh punë me dokumentacionin që më ke thënë vetë. Kaq dua prej teje, të më japësh dhe çelësin e apartamentit”.

Nevin Varka zhvillon një bisedë telefonike me Sabri Sherën, dhe ky i fundit për herë të përsëritur kërkon më shumë kohë.

“Nja dytë kohë, nja dy ditë kohë, vetëm kaq! Jam keq”.

Por pasi mëson se në këtë bisedë është i pranishëm edhe gazetari i Stop, Sabri Shera mbyll telefonin./ TV KLAN



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Turqia i hap rrugën anëtarësimit të Suedisë në NATO

Turqia i hap rrugën anëtarësimit të Suedisë në NATO

E rëndë/ Pret damarët, vdes 35-vjeçari në Tiranë

Aksident në Elbasan, humb jetën një person

Vrasja e Ardian Nikulaj, Lala: Një grua ka treguar për hetuesit lëvizjet e vrasësit

Lala: Në hetimet e prokurorisë del lidhja e Ahmetajt me Edmond Begon
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com