Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit, të cilat janë të gjitha në fuqi prej tani.
Një prej masave që u njoftua, është dhe regjistrimi në Kadastër, apo konfiskimi nëse shkelen rregullat ligjore.
“Një masë tjetër është regjistrimi i lejeve të ndërtimit pranë Kadastrës dhe njoftimit të dhomës kombëtare të noterisë. Rregulla të qarta për konfiskimet për interes publik, apo strehim. çdo ndërtim që do shkelë lejen në masën 2%, do konfiskohet. Kemi bërë dhe një dallim, që deri në masën 10% konfiskohet vetëm ajo shtesë”, tha Rama.

















