Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat e sigurisë ndaj punonjësve të OSHEE/ Policia jep detaje për operacionin, zbardhet skema e vjedhjes së energjisë elektrike

2025/03/19 at 2:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Masat e sigurisë ndaj punonjësve të OSHEE/ Policia jep detaje për operacionin, zbardhet skema e vjedhjes së energjisë elektrike

Policia e Gjirokastrës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar për operacionin, ku Gjykata ka caktuar 16 masa sigurie për punonjës dhe ish-punonjës të OSHEE-së.

Sipas uniformave blu, mësohet se katër persona janë lënë me masën e sigurisë arrest në burg, 6 punonjës dhe ish-punonjës të OShEE me arrest shtëpie dhe 6 të tjerë detyrim paraqitje.

Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

“Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, mbi kallëzimin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë, finalizohet operacioni policor i koduar “Kilovati”.

Ekzekutohen masa sigurie, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 16 shtetas:

“Arrest në burg”, për 4 shtetas dhe “Arrest në shtëpi”, për 6 shtetas, punonjës dhe ish-punonjës të OShEE, Gjirokastër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë, si dhe siguronin dhe instalonin matës të energjisë elektrike, pa i regjistruar;

“Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë, të cilët vidhnin energji elektrike, nëpërmjet këtyre matësve.

Shpallet në kërkim 1 ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen në banesën e njërit prej të arrestuarve: 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre. Gjithashtu, janë sekuestruar sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.

Gjatë operacionit “Kilovati”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ekzekutoi masën e sigurisë:

  • “Arrest në burg”, për shtetasit:

-S. K., 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;

-R. Gj., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;

-R. B., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;

-I. B., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.

  • ”Arrest në shtëpi”, për shtetasit:

-Xh. B., 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;

-E. Xh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;

-R. S., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;

-S. R., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;

-S. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;

-T. B., 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.

Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

Në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar, u gjetën sendet e sekuestruara me cilësinë e provës materiale dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

3 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Para
Konfirmohet dorëheqja e Kryeministrit serb Millosh Vuçeviç

Konfirmohet dorëheqja e Kryeministrit serb Millosh Vuçeviç

Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, pasdite niset drejt Londrës

Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, pasdite niset drejt Londrës

Begaj pret ambasadorët austriakë: Mirënjohje për mbështetjen që ka dhënë vendi i tyre në momente kyçe të historisë!

Begaj pret ambasadorët austriakë: Mirënjohje për mbështetjen që ka dhënë vendi i tyre në momente kyçe të historisë!

TE FUNDIT

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
3 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 36 qendrave shëndetësore verore në kuadër të fillimit të sezonit turistik. Përmes një...

Lexo më shumë

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
3 Qershor, 2025

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria...

Lexo më shumë

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
3 Qershor, 2025

Ditëm e sotme mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore,...

Lexo më shumë

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
3 Qershor, 2025

“Dua të mbijetoj”. Kështu e fillon rrëfimin e saj Ana, shtetase e Rusisë, për zhvendosjen dhe jetesën e saj në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com