Rritja e rasteve të reja dhe numrit të viktimave nga Covid-19, në dy muajt e fundit, ka çuar Maqedoninë e Veriut në shtrëngim të masave.
Sipas një vendimi të fundit, nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, të miratuar më 16 nëntor, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk do të lejohet hyrja në ambientet e mbyllura, pa qenë të vaksinuar me dy dozat, shkruan REL.
Mësohet se qytetarët maqedonas nuk do të mund të futen nëpër lokale, restorante apo qendra tregtare pa i pasur të dyja dozat e vaksinës.
Si duket institucionet shëndetësore, në Maqedoninë e Veriut, presin që masat e vendosura të ndërgjegjësojnë qytetarët dhe këto të fundit të vendosin të vaksinohen kundër Covid-19./Opinion.al