Policia italiane zbardh autorësinë e një ngjarjeje të ndodhur në dhjetor
të vitit 2015, kur një kishë u grabit dhe prifti që ishte në të u dhunua,
lidh në banjë dhe u keqtrajtua.
Sipas policisë, cituar nga mediat italiane një nga autorët është
shqiptar, ndërkohë që vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorin e
tij. Ngjarja ka ndodhur në Fisciano (Salerno) në kishën e Sant’Anna,
kur prifti u vu përballë dy grabitësve.
Ata ishin me armë dhe e kërcënuan, më pas e dhunuan me grushte e
shkelma, e lidhën dhe e mbyllën në banjë, për të vijuar më tej
grabitjen.