Policia Shqiptare është investuar për të identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes në Suffolk të Anglisë, pas dyshimeve se autori 42 – vjeçar, i identifikuar si Ali Qazimaj, është shqiptar dhe mund të fshihet në Tiranë.
Ky është konfirmimi që vjen nga një zyrtar i lartë i Interpol Tirana, i cili konfirmoi se po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritet britanike për zbulimin e identitetit të saktë dhe kapjen e këtij personi, që njihet ndryshe dhe si Marko Kosta.
I njëjti burim konfirmon se me identitetin e vjedhur, Ali Qazimaj, që pas datës 3 Qershor, nuk ka hyrë legalisht në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare asnjë shtetas.
Mësohet se dy oficerë të Interpolit po kordinojnë informacionin me pikat kufitare, kryesisht në Rinas, si dhe Morinë, për të skanuar të gjithë listën e personave që kanë hyrë gjatë 10 ditëve të fundit në Shqipëri.
Fotoja e Ali Qazimajt është shpërndarë në të gjithë hyrje – daljet e vendit, ku në rast se do të ketë konstatim të hyrjes së ndonjë personi me ngjashmëri të njëjtë me personin e dyshuar, është dhënë urdhër që të ndalohet dhe të njoftohet Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.
Policia britanike e Suffolk njoftoi se janë duke vijuar kërkimet për të gjetur Sylvia Stuart, e cila rezulton e zhdukur, ndërsa bëhet me dije se detektivët anglezë po bashkëpunojnë me kolegët e tyre në Europë për të gjetur Ali Qazimajn.
Një 61 – vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e Peter Stjuart dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij që në datën 3 Qershor.
Tv Klan