Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu”, ka shkruar në Tëitter ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit”, shkroi ai.
Sipas tij, të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë të jetojnë të lirë.
“Ne besojmë që të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”.