Trupi i Tashfen Malik, gruas e cila ndihmoi bashkëshortin e saj të vriste 14 njerëz të pafajshëm në masakrën e San Bernardinos në Kaliforni, ka mbetur akoma i pavarrosur.
Shkak është bërë fakti që asnjë nga të afërmit nuk ka pranuar të tërheqë trupin e gruas e cila më pas u ekzekutua nga policia.
Po e njëjta gjë po ndodh edhe me trupin e Syed Rizëan Farook, bashkëshortit vrasës.
“Askush nuk e do atë dhe askush nuk dëshiron t’i mbajë funeral. Po presin që dikush tjetër të marrë trupat e tyre”, thonë anëtarë të komunitetit mysliman.
Ndërkohë mediat shkruajnë se nëse nuk lajmërohet askush, trupat e tyre mund të digjen, gjë e cila është në kundërshtim me rregullat e fesë islame.