Zbardhet ekspertiza balistike e armëve të gjetura në maskrën e Elbasanit ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Burime pranë grupit hetimor thanë për Tv Klan se autorët kanë përdorur të tre automatikët kallashnikovë të gjetura në vendin e ngjarjes.
Të njëjtat burime saktësojnë se nga nga këto armë nuk janë përfituar elementë të cilët mund të çojnë hetuesit drejt identifikimit të autorëve.
Sqarohet se në këto tre armë nuk janë gjetur gjurmë gishtash apo dhe informacione që mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Prokuroria ka dyshime të arsyeshme se personat që kanë kryer vrasjen të jenë profesionistë. Pavarësisht se kanë lënë armët në vendin e krimit ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë, e cila mund të dërgojë hetuesit drejt tyre.
Me këtë informacion të marrë prokuroria dhe policia e Elbasanit është ende larg autorëve dhe automjetit më cilin ata janë larguar.
Policia, prokuroria dhe shërbimi informativ janë vënë në ndjekje të një automjteti tjetër i cili është parë të vëzhgojë për dy ditë me radhë lokalin e fisit Çapja ku ndodhi masakra. Agjentët vazhdojnë kërkimet në terren por deri në këto moment për këtë makinë nuk është gjetur asnjë e dhënë.
Në ngjarjen e tre shkrutit në lokalin e familjes Çapja u vranë Agron Çapja, Ardit Sinakolli dhe Eno Bedalli si dhe u plagosën 8 persona të tjerë të afërm të tyre. /Tv Klan