Trupat e më shumë se 100 refugjatëve janë nxjerr nga Deti Mesdhe pasi anija e tyre u fundos larg bregdetit të Libisë.
The Independent shkruan se koloneli Ayoub Gassim ka thënë se kufomat janë nxjerrë nga uji afër qytetit Zuwara, dhe se numri i pritur i vdekjeve nga kjo fatkeqësi pritet të jetë më i lartë.
Rojet bregdetare libaneze e kanë gjetur anijen dje, por besojnë se mund të jetë fundosur të mërkurën me një numër të njerëzve në bord ende të paidentifikuar.