Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masa “detyrim paraqitje” dhe heqja e pasaportës/Avokatët e Berishës: Masa e sigurimit e ka humbur fuqinë 

2023/11/07 at 2:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I akuzuar për korrupsion/Berisha nuk paraqitet sërish, avokatët e tij mbërrijnë në GJKKO

Dy avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, e konsiderojnë shkelje flagrante dhe të rëndë të Kodit të Procedurës Penale, moszbardhjen nga Gjykata e Posaçme të vendimit për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj tij. 


Përfaqësuesit ligjorë të Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, në një deklaratë për mediat shprehen se GJKKO ka dhënë masën ndaj ish-kryeministrit  “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” në datë 20 tetor. 

Ata theksojnë se nga data e paraqitjes së kësaj kërkese, kanë kaluar 12 ditë dhe ende nuk kanë një vendim të arsyetuar të depozituar nga ana e Gjykatës. 

Ndaj shtojnë se “në këto kushte, akti me të cilin janë caktuar këto masa shtrënguese e ka humbur fuqinë”, pasi sipas tyre në bazë të afateve proceduriale, vendimi do të duhej të ishte arsyetuar dhe depozituar brenda 48 orëve. 

“Pas shkeljeve flagrante te Kushtetutës se Shqipërisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) nuk heziton te cenoje edhe ligjet e tjera te vendit. Në shkelje flagrante dhe të rëndë te kodit te procedures penale, GJKKO ende sot nuk ka zbardhur vendimin për konfirmimin e masës se sigurisë, të cilin sipas ligjit, ka pasur detyrim t’a zbardhte brenda 48 oresh nga dhenia e vendimit te mases se sigurise. 

Siç jeni në dijeni me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023, GJKKO ka caktuar masat shtrënguese “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” kryetarit të opozitës dhe ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha. Mediatikisht kemi mësuar se kjo Gjykatë e ka rikonfirmuar këtë masë shtrënguese me vendimin e shpallur në datë 26 Tetor 2023. 

Deri në datën e paraqitjes së kësaj kërkese, kanë kaluar 12 ditë dhe ende nuk kemi një vendim të arsyetuar të depozituar nga ana e Gjykatës. Kjo përbën një shkelje të rëndë të ligjit procedurial penal, i cili në nenin 248 pika 2 fjalia e fundit, përcakton se “Gjykata depoziton vendimin e arsyetuar brenda 48 orëve”. 

Mosekzistenca e një vendimi të zbardhur dhe të arsyetuar ka sjellë si pasojë, moszbatimin e këtij vendimi brenda afatit të caktuar në ligj. 

Ligjvënësi e ka lidhur ngushtësisht vlefshmërinë e masave shtrënguese personale me shpalljen e vendimit dhe zbatimin e masave brenda afatit të caktuar procedurial dhe këtë rregull bazik për vendimet që caktojnë masa sigurimi shtrënguese e ka saktësuar në pikën 7 të nenit 249 K.Pr.P, e cila përcakton se “Kur vendimi nuk shpallet ose nuk zbatohet brenda afatit të caktuar, akti në bazë të të cilit është marrë masa shtrënguese e humbet fuqinë”. 

Në këto kushte, akti nr. 112 datë 20.10.2023, me të cilin janë caktuar këto masa shtrënguese e ka humbur fuqinë, në përputhje me parashikimin e pikës 7 të nenit 249 K.Pr.P 

Ligji procedurial penal, ka parashikuar afate strikte në rastin e masave shtrënguese, duke qënë se këto janë veprime proceduriale që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të individit, në një moment kur personi prezumohet i pafajshëm. 

Sipas afateve proceduriale, vendimi do të duhej të ishte arsyetuar dhe depozituar brenda 48 orëve, nisur nga data 26 Tetor 2023, sipas nenit 248 pika 2 K.Pr.P. 

Brenda pesë ditëve nga ky afat, nga ana e mbrojtjes do të duhej të paraqitej ankimi, sipas nenit 249 pika 1/1 K.Pr.P. 

Brenda 3 ditëve nga realizimi i njoftimeve, sekretaria e gjykatës do të duhej të dorëzonte aktet në Gjykatën e Apelit, sipas nenit 249 pika 3 K.Pr.P. 

Përfundimisht Apeli do të duhej të shprehej brenda një afati prej 10 ditësh, sipas nenit 249 pika 5 K.Pr.P. 

Në rastin konkret, shkelja e afateve për zbardhjen dhe depozitimin e vendimit nga GJKKO, i ka humbur fuqinë vendimit të caktimit të masave shtrënguese “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, caktuar ndaj kryetarit të opozitës dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha. 

Për sa më lart, arrijmë në konkluzionin se, masat shtrënguese personale të caktuara nga deputetit të Kuvendit të Shqipërisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, të cilat janë edhe antikushtetuese sikurse e kemi parashtruar më herët, e kanë humbur gjithashtu fuqinë e tyre, për shkak të moszbatimit brenda afatit, shkaktuar kjo nga moszbardhja e vendimit sipas afatit procedurial prej 48 orësh. 

Për sa më lart, i kemi kërkuar GJKKO konstatimin e humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, caktuar ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, bazuar në nenet 248 pika 2 dhe 249 pika 7 K.Pr.P 

Av. Genc Gjokutaj      Av. Sokol Mëngjesi”, shkruhet në deklaratën e avokatëve të ish-kryeministrit Berisha/Opinion.al 



Ju sugjerojmë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Ilir Kulla shkon në SPAK 

Ilir Kulla shkon në SPAK 

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët/BE kërkon detaje: Duhet të kuptojmë se cili është qëllimi 

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët/BE kërkon detaje: Duhet të kuptojmë se cili është qëllimi 

Gjykata e Strasburgut vendim për “Gërdecin”: Shteti të dëmshpërblejë me 12 mijë euro Zamira Durdajn

Gjykata e Strasburgut vendim për "Gërdecin": Shteti të dëmshpërblejë me 12 mijë euro Zamira Durdajn
















TE FUNDIT

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
8 Qershor, 2025

Prej 25 vitesh, në shtëpinë ku  Lavdia jeton me familjen e saj dhe të kunatit, Gazmendit, nuk ka pasur harmoni. Siç ajo parashtron problemin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com