Mesfushori i Bayernit të Munichut, Javi Martinez, e ka turpëruar keq një tifoz në Twitter.
Pas eliminimit të Bayernit nga Atletico Madrid, një mbështetës i Athletic Bilbaos, e ka ngacmuar Javin duke ia kujtuar që ai ishte larguar nga Bilbao për të fituar Ligën e Kampionëve.
Por, tifozi duket që kishte harruar se Javi e kishte bërë një gjë të tillë me Jupp Heynckes, në sezonin e parë te Bayerni.
Martinez replikoi pikërisht me një foto ku shihet me trofe të Ligës së Kampionëve në duar, përcjellë “Lajmi.net”.
Tifozi menjëherë e fshiu postimin e tij, për të mos u turpëruar më shumë.