Martin Shkreli, shqiptari më i urryer i Amerikës për shkak të skandalit me rritjen e çmimit të ilaçeve kundër AIDS dhe i njohur gjithashtu për abuzimet me kompaninë e tij, u thirr sot para Komisionit të Kongresit Amerikan.
Ndonëse u thirr për të dhënë shpjegime, ai refuzoi të dëshmonte dhe në vend të kësaj, vetëm ka buzëqeshur.
Kjo irritoi anëtarët dhe bëri që ai të largohej nga salla, por avokati i tij u justifikua me argumentin se “buzëqeshja e tij ishte për tu larguar atyre nervozizmin”.
Shkreli nuk u mjaftua me kaq, pasi në twitter ofendoi anëtarët e Kongresit duke shkruar:
Nuk arrij ta besoj se këta budallenjtë përfaqësojnë njerëzit e qeverisë sonë”.
Lajmi u postua sot edhe nga CNN ne llogarine ne Instagram.