Qytetarët e ftuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave protestuan sot kundër ligjit të miratuar që lejon importin e mbetjeve.
Protesta nisi më vonë nga sa ishte parashikuar, në orën 11:00 me marshim nga Parku Rinia deri tek Kryeministria.
Bashkë me qindra qytetarë në protestë është parë edhe deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Spahiu kishte lajmëruar edhe më herët kundërshtimin e tij për këtë ligj, pak ditë më parë, kishte deklaruar se do marrë pjesë edhe në protestë.