Këngëtarja Marsela Çibukaj, një nga zërat e veçantë të muzikës shqiptare ka vijuar me një tjetër projekt të rëndësishëm në karrierën e saj. Tre vjet më parë Marsela konkurroi në “The Voice of Italy”, (pasi kishte konkurruar në “The Voice of Albania” ku u shpall si zëri i dytë më i mirë shqiptar) dhe u përzgjodh nga këngëtarja shumë e njohur italiane, Noemi.
Rrugëtimi në talent shoë-n italian për Marselën nuk do të ishte shumë i gjatë, megjithatë ish-trajenrja e saj e ka marrë me vete në një tur koncertor që është duke zhvilluar aktualisht në Romë.