Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me lajmet e publikuar ditët e fundit në media për një marrëveshje të re mes Ramës dhe Bashës.
Meta është shprehur në një intervistë televizive se nuk i intereson nëse arrihet kjo marrëveshje, por rikthimi i sovranitetit qytetarëve shqiptarë.
Po ashtu, presidenti theksoi se qytetarët shqiptarët duhet tu jepet mundësia që të zgjedhin deputetin i cili do i përfaqësoi në Kuvend.
“Ata e bënë njëherë qeverinë më 17 maj. Mua nuk më intereson fare marrëveshja Rama-Basha apo Rama-Basha-Kryemadhi. Mua më intereson ti rikthej sovranitetin qytetarëve shqiptarë. T’u japin mundësinë të zgjedhin deputetin”-tha Meta./ Opinion.al E.Xh.