Ministria e Drejtësisë, i ka dorëzuar 3 draftmarrëveshje, Ministrisë së Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkara Arabe që lidhen me ekstradimet.
Klan News, raporton se qëllimi i tyre është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje.Gjithashtu në draft parashikohen edhe bashkëpunime në fusha të tjera penale.
Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe janë kthyer së fundmi në ‘parajsën’ e kokave të krimit shqiptar, ku deri më sot janë disa persona nga vendi ynë, mes të cilëve edhe të kërkuar nga SPAK, të cilët kanë zgjedhur të strehohen në Dubai për t’iu shmangur drejtësisë.
Pas kësaj faze, pritet edhe një qëndrim nga Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me kërkesën e bërë nga Shqipëria.