Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja për pensionet me Italinë, zv/ministrja e Ekonomisë tregon kategoritë që përfitojnë

2024/05/16 at 9:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja për pensionet me Italinë, zv/ministrja e Ekonomisë tregon kategoritë që përfitojnë

Në seancën e sotme parlamentare mazhoranca dhe opozita ishin njëherazi dakord për marrëveshjen me Italinë për sa i përket skemës së pensioneve.


Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë të cilën kanë punuar dhe kontribuar në shtetin italian por nga ana tjetër do të përfitojnë edhe rreth 4 mijë shtetas italianë të cilët aktualisht janë të pajisur me leje qëndrimi në vendin tonë dhe ushtrojnë profesionet e tyre në kompani kryesisht italiane ose kompani të tjera me bashkëpunim të përbashkët. Një prej pikave kryesore të kësaj marrëveshjeje është edhe totalizimi i periudhave të kontributeve.

Në një intervistë për Klan News zv. ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani jep më shumë detaje për objektivat e kësaj marrëveshjeje dhe për kategoritë që do të përfitojnë.

“Pjesë e marrëveshjes janë tre degë kryesore të sigurimeve shoqërore është pensioni i pleqërisë, pensioni i invaliditetit dhe pensioni familjar ose ai që quhet pensioni pasjetuesit, gjithashtu janë sigurimet për sëmundje dhe për lindjet dhe sigurimet për papunësinë,” thotë Manjani.

Më tej ajo sqaron se si do të përfitojnë shqiptarët të cilët kanë kontribute në shtetin italian. Sipas zv. Ministres ata mund të tërheqin pensionin e tyre në çdo vend ku ndodhen pa patur të nevojshme që të jenë në Shqipëri. Gjithashtu falë marrëveshjes duke marrë parasysh legjislacionin e dy vende do të bëhet e mundur llogaritja e sigurimeve shoqërore në të dyja vendet, duke iu ofruar shqiptarëve të njëjtat mundësi me shtetasit italianë.

Olta Manjani, zv.ministre e Ekonomisë: Legjislacioni italian parashikon që numri minimal i viteve për të përfituar pensionin e pleqërisë është 20 vite. Ndërkohë që Shqipëria e ka 15 vite kriterin për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Pension i cili bazohet ne skemën kontributeve. Nëse një qytetar shqiptar ka punuar  14 vite dhe ka derdhur kontribute në skemën shqiptare të sigurimeve shoqërore dhe 19 vite në skemën italiane, pavarësisht se ka punuar 33 vite sipas legjislacionit përkatës nuk përfiton as në Shqipëri dhe as në Itali. Në këtë rast marrëveshja ndihmon për bashkimin e periudhave kontributeve që do të thotë se për efekt të llogaritjes së pensionit këtij qytetari do t’i njihen aq sa kontribuar 33 vite punë. Pra është një benefit i madh pasi siguron që asnjë ditë e kontributeve të tyre të mos të humbasë nga ana tjetër parime të tjera të rëndësishme është trajtimi i barabartë që do të thotë se një shtetas shqiptar trajtohen njësoj me një shtetas italian.

Më tej gjatë fjalës së saj zv.ministrja e Ekonomisë thotë se përpjekje për të realizuar këtë marrëveshje kanë qenë të shumta dhe të pa ndërprera dhe nëse ditën e sotme marrëveshja ratifikohet në parlamentin tonë në qershor pritet të ratifikohet dhe në atë italian.

“Kjo është nju marrëveshje e cila ka patur një konsensus të gjerë edhe kur e kemi mbrojtur në komisione parlamentare opozita ka votuar pro për shkak të sensivitetit të marrëveshjes por edhe për faktin që ka një numër shumë të madh shqiptarësh që përfitojnë nga kjo marrëveshje. Nga ana procedurale është firmosur, është nënshkruar marrëveshja kuadër nga dy ministrat në muajin shkurt, kjo marrëveshje pason me një marrëveshje tjetër teknike e cila është marrëveshja administrative, në këtë marrëveshje parashikohen të gjitha detajet teknike për zbatimin e marrëveshjes. Është një marrëveshje që është dakordësuar të fillojë negociatat në muajin qershor ne do të kemi një raund tjetër negociatash kësaj radhe në Romë pasi raundi i parë i negociatave u mbajt para dy vitesh në Tiranë dhe me mbylljen e kësaj marrëveshje pritet dhe ratifikimi në Parlamentin Italian,” përfundon Olta Manjani.



Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Arrestimet dhe dënimet e ish-ministrave, Rama: Nuk mbrojmë asnjë, pa PS nuk do të kishte SPAK

Arrestimet dhe dënimet e ish-ministrave, Rama: Nuk mbrojmë asnjë, pa PS nuk do të kishte SPAK

Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

BE: S’mund ta vlerësojmë draftin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin, pa e ditur përmbajtjen

Vrau gruan/ Dëshmia e shqiptarit në polici: Po më hante lekët, kishte lidhje jashtëmartesore

Vrau gruan/ Dëshmia e shqiptarit në polici: Po më hante lekët, kishte lidhje jashtëmartesore
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com