Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja për emigrantët/Berisha: Firma e Ramës me Melonin e pavlefshme, është në hetim ndërkombëtar  

2023/11/07 at 11:37 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja për emigrantët/Berisha: Firma e Ramës me Melonin e pavlefshme, është në hetim ndërkombëtar  

Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për marrëveshjen për emigrantët mes Ramës dhe Melonit. 

Sipas Berishës, firma e Ramës është pa vlerë dhe se e ka bërë për të shpëtuar veten. 

“Duke shprehur respektin tim për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, më duhet t’i them se firma e Edi Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme. 

Është e pavlefshme sepse Edi Rama është kryeministër nën hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të lehtësuar dhe shpëtuar menderen e tij nga ai hetim ndërkombëtar i pashpresë. 

Edi Rama është bashkëfajtor me McGonigal, aq sa ka pranuar McGonigal përpara gjykatësit të Uashingtonit, por edhe disa të tjera që ne do ia dërgojmë gjykatës dhe Kongresit të SHBA në hetim. 

Në këtë kontekst, asnjë lloj firme e tij nuk ka më vlerë. 

Së dyti, Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur nga qeveria e PD, asokohe ministër i Brendshëm ka qenë, i ndjeri president i Italisë, Giorgio Napolitano. Në këtë marrëveshje, me vendin mik ramë dakord, që çdo emigrant që kalon nga Shqipëria në Itali, i vendeve të tjera, të kthehet në Shqipëri për t’i nsur në vendin e tij. 

Pra, marrëveshja është e tillë.  

Atë zotim, Edi Rama e ka marrë në emër të trafikantëve të skllevërve njerëzore. 

Shqipëria ka potencialet trafikante ndër më të lartat në Europë dhe Edi Rama e don të ushqejë Gjokët dhe bandat e tjera të tij me trafiqe të shumëllojta. 

Pra, përsëri është firmë kallp. 

Ne, njohim marrëveshjen që kemi firmosur me Italinë për të rikthyer në Shqipëri ata emigrantë të huaj që mund të kalojnë nga Shqipëria në Itali. 

Përndryshe u them miqve të mi italianë mos harroni se sipas statistikave të Eurostat, nga viti 2014 deri në vitin 2021, janë larguar më shumë se 100 mijë shqiptarë çdo vit për në Itali, Greqi dhe në hapësirën e Shengenit. 

Ndaj dhe ai nuk ka asnjë autoritet moral dhe as ligjor, se është në ndjekje ndërkombëtare, të firmosë në emër të Shqipërisë”, tha Berisha./Opinion.al 

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Zbardhen detaje nga marrëveshja me Italinë, në Shqipëri do të vijnë vetëm burra

Zbardhen detaje nga marrëveshja me Italinë, në Shqipëri do të vijnë vetëm burra

“Pse jeni online, o plehra”, Korreshi përplaset me deputetët e PS te “Ligjet”

“Pse jeni online, o plehra”, Korreshi përplaset me deputetët e PS te "Ligjet"

Përplasi për vdekje një person në aksin Elbasan-Cërrik, 32-vjeçarja dënohet me 4 vjet burgim

Policia nis hetimet për 11-vjeçaren në Elbasan, i vodhi gjyshes 800 mijë lekë dhe 550 euro 

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com