Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja me Italinë, Rama: Nuk shkel asnjë vlerë europiane!

2024/01/18 at 7:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja me Italinë, Rama: Nuk shkel asnjë vlerë europiane!

Kryeministri Edi Rama ka thënë se mbështetja e Gjermanisë për marrëveshjen e emigrantëve mes vendit tonë dhe Italisë është shumë e rëndësishme.


Në konferencën për shtyp Rama tha se emigracioni nuk mund të jetë ‘mallkimi i Italisë’ dhe se të gjitha vendet duhet të marrin pjesë në trajtimin e këtij problemi.

Ndër të tjera ai theksoi se fakti që Shqipëria po bën pikërisht këtë, nuk duhet të jetë arsye për të ngritur një tjetër konflikt të pakuptimtë, të zbrazët e politik.

“Së pari, më duhet të them se është shumë e rëndësishme të dëgjosh nga të dyja palët këtu në Gjemani, se ajo çfarë po bëjmë nuk është në shkelje të asnjë vlere evropiane dhe të asnjë vlere njerëzore, pasi nuk ishte e dukshme kur e nisëm këtë gjë dhe u përballëm me shumë kritika, sidomos nga miqtë e mi homologë socialistë në Evropë, ndërkohë që është shumë e thjeshtë në sytë e mi.

Në qoftë se kjo marrëveshje do të ishte lidhur, po themi, midis Italisë dhe Republikës Çeke apo në qoftë se Shqipëria nuk do të ishte Shqipëria, por do të ishte, të themi Sllovakia, askush nuk do ta kishte zënë me gojë, do të kishte qenë gjëja me e natyrshme, – solidaritet evropian – dhe ka një marrëveshje nëse nuk gaboj, Emanuele e di më mirë sesa unë, brenda Bashkimit Evropian, që mbështetet tek koncepti i rishpërndarjes, apo jo, – ç’ka nënkupton se nuk mund të jetë mallkimi i Italisë që është toka e parë përtej detit Mesdhe që shihet nga Afrika dhe nuk mund te jetë mallkimi i Gjermanisë, që është Gjermania.

Pra, të gjitha vendet duhet të marrin pjesë dhe fakti që ne po bëjmë pikërisht atë çfarë të shkruhet në marrëveshjen evropiane, një qendër pritjeje për të shqyrtuar çdo rast dhe për të kryer të gjitha procedurat bazuar në ligjet evropiane, nuk duhet të jetë arsye për të ngritur një tjetër konflikt të pakuptimtë, të zbrazët e  politik. Ka shumë konflikte politike bazuar në interesat e politikës së ditës kur vjen fjala për këtë temë e po kështu edhe për shumë tema të tjera dhe kjo është humbje kohe, kjo krijon huti mes njerëzve dhe kjo është të humbasësh horizontin për nga e ardhmja”, u shpreh Rama./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Para
Si të kërkoni rritje page dhe ta merrni atë?

Si të kërkoni rritje page dhe ta merrni atë?

Gazetari për vrasjen në Greqi: Ka nisur një hetim i gjerë, po pyeten miq të 18-vjeçares

Gazetari për vrasjen në Greqi: Ka nisur një hetim i gjerë, po pyeten miq të 18-vjeçares

NATO-ja do të zhvillojë stërvitjen më të madhe në dekada

NATO-ja do të zhvillojë stërvitjen më të madhe në dekada
















TE FUNDIT

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
28 Korrik, 2026

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare, pas incdidetit të së hënës ku ka marr një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}