Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Kosovë-Serbi s’mund t’i shmangë interesat ndërkombëtare

2018/11/04 at 9:31 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja Kosovë-Serbi s’mund t’i shmangë interesat ndërkombëtare

Perspektiva evropiane, për të cilën janë përcaktuar Kosova dhe Serbia, do t’i vë të dyja vendet para situatës, në të cilën ato duhet ta arrijnë një marrëveshje obliguese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.


Afrim Hoti, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht ngecjes së dialogut dhe diskursit të ashpërsuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pritjet se mund të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy vendeve, janë mjaft reale.

“Situata në terren, thuajse është goxha e qartësuar. Republika e Serbisë ka pranuar tashmë që shteti i Kosovës është një fakt i kryer, përkundër qëndrimit që kemi një pozicion zyrtar negativ të serbëve. Por, mendoj që në fund të ditës, palët domosdo që do të ofrohen dhe do të gjejnë një zgjidhje. Normalisht që në proces e sipër, është krejtësisht e pritshme që ato, të paktën në kuptimin publik, të tregohen sa më indiferente, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë që është e mundur. Por, besoj që zgjidhja ose verdikti final, pa asnjë dyshim i çon të dyja vendet te marrëveshja përfundimtare”, thekson Hoti.

Ai shton që vetë procesi negociator është produkt i aktorëve ndërkombëtarë, e veçanërisht Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër, sipas tij, Federata ruse nuk ka bërë presion për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë si garantues i bllokadës së procesit në kuptimin juridik.

Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që mundësia e arritjes së një marrëveshjeje juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është krejtësisht reale. Hulumtimet, sipas tij, kanë treguar se 65 për qind e qytetarëve në Serbi konsiderojnë që një zgjidhje ndërmjet dy vendeve duhet gjetur përmes bisedimeve.

“Natyrisht që kjo do të ndodhë. Vetëm që bëhet fjalë për atë se a do të jenë në proces biseduesit e tanishëm, marrë parasysh qëndrimet e tyre dhe zgjedhjet e mundshme. Personalisht, nga ajo që di, do të duhet sa më parë që të kthehet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve”.

“Ky episod, i cili zgjati disa muaj apo gati se një vjet dhe që i ka futur Kosovën dhe Serbinë, shqiptarët dhe serbët, në një zonë mjaft të rrezikshme për sigurinë, në mosbesim, përplasje dhe tensione gati se të përjavshme, dalëngadalë duhet të përfundojë. Ky është parakusht që t’u kthehen obligimeve që kanë dhe që nënkupton marrëveshjen e parë të vitit 2013, së cilës politikanët kanë dashur që t’i shmangen”, thotë Janjiç.

Sipas tij, politikanët e të dy vendeve, për t’u ikur obligimeve që dalin nga marrëveshjet e deritashme, kanë tentuar që të gjejnë një zgjidhje që i shpëton dhe i popullarizon ata. Por, sipas tij, ata kanë gjetur zgjidhjen e gabuar, pra ndryshimin e kufijve apo ndërrimin e territoreve.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në disa raste kanë deklaruar se nëse Prishtina dhe Beogradi merren vesh, atëherë marrëveshja nuk do të duhej të përbënte problem për të tjerët.

Profesor Hoti thotë se frazat e tilla tashmë janë të njohura dhe të familjarizuara në trendin aktual ndërkombëtar. Megjithatë, sipas tij, deklaratat e fundit nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, e sidomos nga zyrtarët e SHBA-së, kanë dhënë të kuptohet që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet ta ketë edhe bekimin e këtij vendi.

“Shoh një lloj pesimizmi për këto idetë e fundit për ndryshim të kufijve, sepse aktorët kryesorë kanë shprehur në mënyrë të hapur kundërshtimet ose pozicionet e tyre të ndryshme dhe si duket, ky opsion përfundimisht do të bie prej kombinimit. Aq më pak ato teoritë e zotit Vuçiq që të konvertojë dialogun Prishtinë – Beograd në dialogun Beograd – Tiranë, në kuptimin e ndarjes territoriale të Kosovës dhe për të përcaktuar kufirin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Mendoj se këto janë opsione jorealiste dhe të cilat shumë më tepër do t’i sillnin probleme se sa do t’i sillnin paqe dhe dobi rajonit”, thekson Hoti.

Ndërkaq, Janjiç shpreh mendimin që faktorët relevantë ndërkombëtarë do të pranonin një marrëveshje për të cilën do të pajtoheshin Kosova dhe Serbia. Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian, i cili po e lehtëson dialogun, shtetet e Quintit, por edhe Rusia, do ta shqyrtojnë një marrëveshje të tillë, nëse ajo është në pajtim me interesat e tyre.

“Ata do ta japin pajtimin e tyre në qoftë se respektohen të gjitha obligimet për të cilat ekzistojnë marrëveshjet. Pra, Serbia e ka Kapitullin 35 dhe e ka agjendën e qartë se si duhet ta zgjidhë problemin e Kosovës. Së dyti, ata do ta japin pajtimin e tyre në qoftë se marrëveshja nuk i cenon interesat e tyre. Ato, megjithatë, për ne janë fuqi të mëdha.

Pra, mendoj që në një moment, Thaçi dhe Vuçiç e kanë harruar leksionin, të cilën e pagoi Slobodan Milosheviçi në vitin 1997, kur besoi që në marrëveshje me Fatos Nanon (ish- kryeministër i Shqipërisë), mund ta zgjidhë problemin e Kosovës, në konferencën e njohur të Kretës, si dhe që mund të anashkalojë interesat e fuqive të mëdha. Interesat e fuqive të mëdha do të futen në shqyrtimin e propozimit, të cilin ata do ta japin”, shprehet Janjiç.

Ai shton se negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të priten pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, ndërkaq nënshkrimi i një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është reale që të pritet para fillimit të vitit 2020./REL

 

Etiketa: interesat nderkombetarekosove-serbimarreveshja


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
Para
S’paguan qiratë, ja çfarë ndodh me përfituesit e banesave sociale

S’paguan qiratë, ja çfarë ndodh me përfituesit e banesave sociale

E fundit/ Aksident i shumëfishtë në autostradë, forca të shumta policie në vendngjarje

Aksident masiv/ Përplasen 31 automjete, 15 të vdekur

Ermalit i del situata jashtë kontrollit në emision me Nas Daily dhe Aline

Ermalit i del situata jashtë kontrollit në emision me Nas Daily dhe Aline
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}