Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Kosovë-Serbi mund ta shfuqizojë Rezolutën 12 44

2019/03/17 at 9:57 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja Kosovë-Serbi mund ta shfuqizojë Rezolutën 12 44

Arritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të kërkojë edhe formalizimin e saj dhe ky formalizim duhet të bëhet përmes miratimit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike.


Arsim Bajrami, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të sponsorizohej nga Bashkimi Evropian.

“Kjo marrëveshje duhet edhe formalisht ta shfuqizojë tërësisht Rezolutën 12 44 dhe duhet të zëvendësohet me një rezolutë tjetër, e cila do t’i hapë rrugë anëtarësimit brenda OKB-së. Në një mënyrë, me këtë rezolutë do t’i jepej fund administrimit ndërkombëtar, i cili është përcaktuar me Rezolutën 12 44 dhe do të bëhej një lloj njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Me këtë hapet rruga që përmes një rezolute të re të trasohet rruga e anëtarësimit të plotë të Kosovës brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thotë Bajrami.

Mendim të përafërt ka edhe Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Ai shpreh mendimin që përmbajtja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka pse të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Unë mendoj që, si marrëveshje, nuk ka nevojë, sepse fundja, marrëveshja do të jetë produkt i negociatave bilaterale, pra produkt i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, duhet patjetër që të formalizohet kjo marrëveshje, sepse deshëm ose jo të pranojmë, ne në Kosovë kemi Rezolutën 12 44 në fuqi, pra një akt juridik të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndryshimi i gjithë këtyre rrethanave mund të ndodhë vetëm në rastin kur shfuqizohet kjo rezolutë, e cila do të pasohej nga një rezolutë tjetër, që do të reflektojë përmbajtjen e marrëveshjes që pritet të arrihet”, thekson Hoti.

Njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se rikthimi i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në formën e një marrëveshjeje që do të arrihej të formalizohej, nuk e rrezikon Kosovën.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar të mërkurën, se u takon Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme dhe e përshtatshme për të dyja palët dhe se ajo marrëveshje përfundimtare “duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”./Opinion.al

 

Etiketa: deklaraterezolute


Ju sugjerojmë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani
Bota

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani

9 Korrik, 2026 4:55 pm
VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg
Aktualitet

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg

9 Korrik, 2026 2:57 pm
Para
Facebook heq 1.5 milionë video të masakrës në Zelandën e Re

Facebook heq 1.5 milionë video të masakrës në Zelandën e Re

Sulmi në Zelandën e Re shton kritikat ndaj presidentit Trump

Sulmi në Zelandën e Re shton kritikat ndaj presidentit Trump

Horoskopi/ Si do të jetë dita juaj sot, mësoni çfarë thonë shenjat

Horoskopi 18 mars 2019
















TE FUNDIT

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
9 Korrik, 2026

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën...

Lexo më shumë

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
9 Korrik, 2026

Qeveria ka miratuar sot vendimin për përmirësimin e trajtimit financiar të zjarrfikësve. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministri...

Lexo më shumë

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
9 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet sot protesta e 40 radhazi. Qytetarët nisën organizimin në sheshin “Skënderbej”, për t’u spostuar më pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}