Presidenti Ilir Meta është shprehur se Shqipëria do të mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Reagimi
Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit./ Opinion.al E.Xh.