Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marcello Lipi flet për gazetarin e njohur sportiv: Panuçi do vuajë suksesin e De Biazit

2017/07/29 at 2:01 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marcello Lipi flet për gazetarin e njohur sportiv: Panuçi do vuajë suksesin e De Biazit

Ndodhem me pushime në Itali. Rastësia në jetë është “mbret” i shumëkaje. Të tillë e konsideroj edhe takimin me trajnerin e mirënjohur italian, kampion bote me Italinë në vitin 2006, Marcelo Lippi. Nuk do ta besoni, por erdhi drejt lokalit ku po pija sot kafen e mëngjesit me biçikletë, krejt i thjeshtë, a thua se bëhej fjalë për një njeri dosido. Gjithçka ndodhi në Lungomaren e Viareggios, aty ku e ka shtëpinë ish-trajneri i Juventusit, aktualisht në stolin e kombëtares së Kinës. Kishte kaluar disa ditë pushimesh pranë familjes së tij dhe sot do të nisej drejt vendit të madh aziatik, ku është i punësuar. Më la përshtypje të madhe thjeshtësia e tij, aq sa nuk pranoi t’i paguante kafen pronari i lokalit, por pagoi vetë. Një fotografi me të dhe disa pyetje të atypëratyshme nga “Telesport.al”, karshi të cilave u përgjigj krejt i shpenguar, ishin “dhurata” më e madhe që munda të marr prej tij, nga një takim krejt i rastësishëm, por fatlum. Fillimisht i thashë që jam gazetar sportiv nga Shqipëria, ndërsa ai më ktheu pa hezitim fjalinë e parë: “Aha, patriot i Igli Tares”. E meqë përmendi ish-kapitenin tonë kuqezi, një vlerësim profesional për të nuk mungoi nga Marcelo Lippi: “Tare ka qenë një  futbollist normal, por e ka treguar veten te Lazio se është një drejtues i madh”.


Mbante mend dhe e njihte si shqiptar edhe Erjon Bogdanin, për të cilin nënvizoi se “duhej te kishte ardhur 5 vite më parë në Itali, që të kishte dhënë më shumë si sulmues efikas në skuadrat ku ka luajtur.” Elseid Hysajn, shqiptarin tonë që luan aktualisht në Seria A, me Napolin, e konsideroi me një fjalë: kryetalent. Fjalë të mëdha për Xhani De Biazin, ish-trajnerin kuqezi, që me Shqipërinë bëri histori, duke u kualifikuar në “Euro 2016”: “Puna e tij flet vetë. Duke pasur parasysh se Shqipëria nuk ka një kombëtare të rangut të parë, kualifikimi për në Kampionatin Europian ishte historik dhe do të mbetet i tillë. Edhe De Biazi do të ngelet në historinë e kombëtares tuaj. Puna e madhe e këmbëngulëse, por edhe fati, ishin determinues në suksesin e tij me Shqipërinë. De Biazi i dha profesionalizëm kombëtares shqiptare.” Në këtë moment ndërhyra unë, duke dashur të mos lëmë në errësirë punën e ndihmësit, Paolo Tramezzani. Lippi u përgjigj: “Tramezzanin e njoh më shumë në rolin e analistit sportiv. Ai është një analist mjaft i mirë për futbollin. Këtu duket se e njeh mirë futbollin dhe ka vlera. Por, i dyti mbetet i dytë dhe meritat kryesore shkojnë për trajnerin e parë në futboll.”

 

Futbolli shqiptar ka pasur prurje të reja e të freskëta nga Italia. Marcelo Lippi ishte i informuar se vendin e De Biazit në kombëtaren kuqezi e ka marrë Cristiano Panucci, ndërsa një ish-lojtar i tij te Juventusi, Mark Iuliano, është bërë së fundi trajner i Partizanit. Të dy i konsideroi “ambiciozë në fushat e blerta, që bëjnë gjithçka për suksesin. Luftarakë si futbollistë dhe mjaft kërkues në rolin e trajnerit. Personalisht mendoj se Juliano do të ketë më tepër sukses se Panucci në rolin e drejtuesit teknik. Panucci do të ketë problemin e përballjes me suksesin e De Biazit, kjo do t’ia vështirësojë gjërat. Pas kualifikimit në Europianin e Francës, që u mbajt vitin e kaluar, të gjithë faktorët në Shqipëri thonë se kemi skuadër të madhe, ndaj edhe pritshmëritë janë të tilla.” Në fund e ngacmova alla shqiptarçe edhe për detyrën që mban aktualisht në Kinë, duke i thënë “shumë para”. Qeshi, tundi kokën dhe tha: “Vendi atje kërkon që edhe sporti i futbollit të arrijë nivelet e ekonomisë”. / Nga Viareggio, XHEVDET ZEKAJ

 
 
Etiketa: Xhevdet Zekaj. Marcelo Lipi


Ju sugjerojmë

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

29 Qershor, 2026 2:16 pm
Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
Bota

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

29 Qershor, 2026 2:11 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Para
VIDEO/ E pyesin për Klea Hutën, Elgit Doda vihet në siklet !

Ja pse mediat sociale përmirësojnë shëndetin e të moshuarve

E fundit/ Goditet me mjete të forta mjeku kirurg, në kërkim autori

E fundit/ Goditet me mjete të forta mjeku kirurg, në kërkim autori

Java në “Opinion”, cili emision u pa më shumë?

20-vjetori i 'Opinion'/ Kur Fevziu intervistoi Mbretëreshën Geraldina
















TE FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
29 Qershor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe...

Lexo më shumë

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
29 Qershor, 2026

Brenda verës, qeveria do ta hedhë për konsultim publik ligjin e ri për investimet strategjike, i përshtatur me rregullat dhe...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani do të zhvillojnë një raund të ri negociatash nesër në Doha, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi...

Lexo më shumë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
29 Qershor, 2026

Policia ka vijuar të procedojë penalisht qytetarët që ishin pjesë e protestës kundër  qeverisë “Rama”. Në një njoftim zyrtar, Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}