Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia, kronika e një krimi të planifikuar gjatë

2017/04/28 at 4:00 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Maqedonia, kronika e një krimi të planifikuar gjatë

 


Boris Georgievski-

Futja e djeshme me dhunë në Parlamentin e Maqedonisë ka pasur vetëm një qëllim: që ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski dhe klika e tij nacionaliste e VMRO-DPMNE të mbeten në pushtet pavarësisht çmimit që duhet paguar.

Kjo parti i ka fituar zgjedhejet e parakoshme në dhjetor të vitit 2016, por ajo nuk ka mundur të krijojë shumicën parlamentare për krijimin e qeverisë. Shumicën e ka krijuar lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev, së bashku me partitë e shqiptarëve. Partitë shqiptare e kanë refuzuar kërkesën e Gruevskit për bashkëpunim, për shkak të deklaratave të tij nacionaliste dhe ngulfatjes së demokracisë.

Pas humbjes së shumicës në Parlament, Gruevski dhe partia e tij e kanë bllokuar punën e Parlamentit dhe krijimin e qeverisë për një kohë të gjatë. Në këtë rrugë kanë mbështetjen e fuqishme të Presidentit të shteti Gjorgje Ivanov.

Zgjedhja dje e Kryetarit të ri të parlamentit u kundërshtua me dhunë nga mbështetësit e Gruevskit. Qindra njerëz nën komandën e drejtpërdrejtë të VMRO-DPMNE u futën me dhunë në Parlament. Disa prej tyre me maska të zeza dhe të armatosur me armë zjarri dhe armë të ftohta. Policia e cila është nën kontrollin e plotë të Gruevskit, jo vetëm që nuk i pengoi, por i përshëndeti dhunuesit. Njësitet speciale kanë ardhur vetëm dy orë më vonë dhe kanë shpëtuar deputetë dhe gazetarë që po mbaheshin të bllokuar në godinën e Parlamentit.

Objektivi kryesor i sulmuesve ishin deputetët e shumicës së re parlamentare, por janë sulmuar edhe gazetarë. Bilanci përfundimtar prej më shumë se 100 të plagosurve, ndër ta edhe shumë deputetë, flet për nivelin shumë të lartë të gatishmërisë për dhunë.

Krimi është planifikuar dhe organizuar nga VMRO-DPMNE dhe Gruevski. Nuk ka qenë spontan apo i rastësishëm. Humbja e pushtetit për Gruevskin dhe klikën e tij do të thotë një mundësi shumë e madhe që të përfundojnë në burg dhe të mbeten pas hekurave me vite të tëra. Shërbimet sekrete i kanë përgjuar qytetarët me vite, zgjedhjet janë manipuluar, ndërsa shumë prej tyre janë përfshirë në korrupsion.

Gruevski është akuzuar nga Prokuroria Speciale për shumë raste të keqpërdorimit të pushtetit dhe për dhunë.

Gruevski dhe partia e tij po përpiqen prej muajsh të provokojnë konflikte ndëretnike. Ata po bëjnë një fushatë të qëllimshme kundër shqiptarëve dhe “tradhtarëve” në këtë vend. Ata mendojnë se destabilizimi i vendit do t’ia mundësonte Gruevskit amnistinë në negociatat me përfaqësuesit ndërkombëtarë, për krimet që i ka bërë gjatë pushtetit 10-vjeçar. Nëse kjo dështon, ai do të aktivizonte skenarin rezervë, që presidenti Ivanov të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të stopojë demokracinë edhe ashtu të dobët në Maqedoni.

Pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit, nga Gruevski dhe Ivanovi mund të priten të gjitha dhe nuk të befason asgjë. Do të ishte mirë sikur BE dhe vendet udhëheqëse si Gjermania të deklarohen bindshëm në anën e demokracisë në Maqedoni. Gruevski është shembulli më i mirë për politikën e gabuar të Brukselit ndaj Ballkanit, ku në vend të mbështetjes së forcave liberale dhe politikanëve demokratë, me vite të tëra është mbështetur Gruevski, sipas motos “stabiliteti para demokracisë“. Tani Brukselit kjo po i kthehet si bumerang. Çmimi është humbja e demokracisë – dhe stabilitetit. /DW

38619735_403



Ju sugjerojmë

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Para
Foto/ Bardheblu apo e kuqe? Shihni derbin që do të luhet në tribuna

Foto/ Bardheblu apo e kuqe? Shihni derbin që do të luhet në tribuna

Atentati në Durrës, identifikohet viktima e dytë

Atentati në Durrës/ RENEA zbarkon në Shijak, shoqërohen disa të dyshuar

Maqedoni, Ali Ahmeti: Nuk bëjmë kompromise në dëm të shqiptarëve

Dhuna në Shkup/ Ali Ahmeti thirrje për qetësi: Mos e ktheni në problem ndëretnik
















TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com