Rajoni

Maqedonia e Veriut voton qeverinë e re


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:33 - 30/08/20 |
Al Do

Me 62 vota pro dhe 51 kundër,  deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë së Veriut votuan qeverinë e re.

Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërkohë ashtu edhe siç paralajmëruan gjatë debatit deputetë e opozitës votuan kundër.

Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet.

Por, deputetët e opozitës në fjalimet e tyre thanë se qeveria e re nuk do të dallojë nga e kaluara, duke e akuzuar për rrënimin e shtetit, të ekonomisë, rritjen e krimit dhe të korrupsionit, por edhe siç thanë për “tradhëti kombëtare”, duke përmendur ndërrimin e emrit të shtetit.

“Qeveria e re e LSDM-së dhe BDI-së është një koalicion gënjeshtrash që do të përballet me protesta masive në vjeshtë. Kjo qeveri do të jetë me afatin më të shkurtër. LSDM premtoi një koalicion pa BDI-në pasi e kishte akuzuar për korrupsion dhe krime të rënda, ndërsa pa turp e prezanton si parti që do të shtyjë përpara proceset. Kjo qeveri është qeveria e krimit dhe e mashtrimit”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e opozitës shqiptare në fjalimet e tyre u ndalën në, siç thanë, “mashtrimin e madh të BDI-së për kryeministrin shqiptar”.

“BDI në opozitë – pse jo, kryeministër shqiptar – pse jo, dhe asnjëra dhe as tjetra. Naser Zyberi (kandidat i BDI-së për kryeministër) ishte simbolik e manipulimit. Në vitin 2011 ju e larguat përdorimin e gjuhëve nga prioriteti për shkak të anëtarësimit të vendit në NATO. Në vitin 2014 e larguat pozitën e kryeparlamentarit shqiptar nga prioritetet, për shkak të, siç thoshit, luftës në Ukrainë, dhe me logjikën e njëjtë besoj se edhe tani keni larguar kandidatin për kryeministër shqiptar për shkak të krizës në Bjellorusi”, ka deklaruar Elmi Aziti, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

BDI-ja në qeverinë e re do të ketë gjashtë ministri. Zëvendëskryeministër i parë dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik pritet të emërohet, Artan Grubi. Me Ministrinë e Punëve të Jashtme do të udhëheq Bujar Osmani, ndërsa Fatmir Besimi me Ministrinë e Financave. Ministër i Ekologjisë është caktuar Naser Nuredini, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kurse Jeton Shaqiri, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike. Nga partitë shqiptare, post ministror do të ketë edhe Lëvizja Besa. Arjanit Hoxha nga kjo parti do të emërohet ministër i Bujqësisë.

Resorët tjerë i takojnë LSDM-së. Me Ministrinë e Brendshme do të udhëheq Oliver Spaskovski, Radmilla Sheqerinska do të jetë ministre e Mbrojtjes, Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska, ministre e Arsimit, Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë, Goran Milevski, ministër i Pushtetit Lokal, Bllagoj Bocvarski i Transportit, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, dhe Kulturës Irena Stefoska.

Pas