Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni-Paratë e pushtetit cenojnë integritetin e mediave

2016/11/24 at 6:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni-Paratë e pushtetit cenojnë integritetin e mediave

Paratë të cilat ndahen nga arka e shtetit për të promovuar politikat e qeverisë kanë bërë që fusha e medieve – në pjesën më të madhe – të jetë e korruptuar, është theksuar në tribunën e sotme kushtuar zhvillimit të mediave dhe gazetarisë si profesion në vendet e Evropës Juglindore.

Goran Mihajllovski, i cili punon për më shumë se tri dekada si gazetar, thotë se mungesa e sigurisë financiare i bën gazetarët pre e presionit nga ana e pushtetit, veçanërisht kur atakohen interesat e drejtuesve të institucioneve gjatë informimit për dukuri të caktuara.

“Nëse ju nuk u siguroni gazetarëve rroga të mira, kushte të mira për punë, mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, ndërkohë që në të shumtën e rasteve rrogat vonohen, në këto rrethana as që mund të bëhet fjalë për gazetari të pavarur, e aq më pak të prisni që ai gazetar – në kushte të rënda financiare – të veprojë, të informojë me profesionalizëm, duke mos përfillur presionin që i bëhet në forma të ndryshme nga ana e pushtetit”, vlerëson Goran Mihajllovski, themelues i portalit “Dua të them”.

Ndërkaq, Xhelal Neziri nga Instituti për gazetari hulumtuese, SCOOP, thotë se influenca e pushtetit në media ka ulur edhe cilësinë e gazetarëve.

“Mediat që janë të varura nga pushteti nuk kanë edhe aq nevojë për gazetarë kualitativ dhe ato zakonisht angazhojnë gazetarë të rinj, të cilët i paguajnë pak. Nga ana tjetër, mediat të cilat janë të pavarura nuk kanë mjete të mjaftueshme për të angazhuar gazetarë me përvojë dhe kështu të prodhojnë gazetari cilësore. Në këto rrethana as që bëhet fjalë për gazetari hulumtuese”, thotë Neziri.

Ndërkaq, Mlladen Çadikoski, gazetar në mediat elektronike, konsideron se mediat të cilat nuk informojnë në favor të politikave shtetërore pothuajse e kanë të pamundur të mbijetojnë në fushën e medieve, aq më pak nëse vendosin të jenë kritik ndaj veprimeve të caktuara të qeverisë ose bartësve të institucioneve shtetërore.

“Së pari, mungon vullneti politik për media të lira dhe të pavarura. Më duhet të theksoj se gjatë një procesi sistematik, kjo përbërje qeveritare arriti të ç`rrënjosë standardet e gazetarisë profesionale dhe të imponojë standarde të cilat nuk janë për tu mburrur”, vlerëson Mlladen Çadikoski.

Ndryshe shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe faktori ndërkombëtar disa herë kanë theksuar nevojën e miratimi të një ligji i cili do të duhet të rregullojë punën e mediave, duke shmangur të gjitha mekanizmat që pushteti të ketë influencë ndaj tyre./ Burimi: (REL)

Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Para
VIDEO +18/ ‘Gylsereni’ kurrë nuk është parë në këtë gjendje !

VIDEO +18/ ‘Gylsereni’ kurrë nuk është parë në këtë gjendje !

Historia trishtuese e vajzës që tentoi vetëvrasjen, ja cilët e shpëtuan

Historia trishtuese e vajzës që tentoi vetëvrasjen, ja cilët e shpëtuan

Basha: Aleanca jonë e hapur për çdo forcë politike

Negociatat për anëtarësim në BE, Basha: Lajm i keq, duhet të punojmë bashkë dhe të reflektojmë

TE FUNDIT

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com