Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni e Veriut/ Tubimet e fushatës elektorale, Ali Ahmeti kërkon të mos përsëritet gabimi i vitit 2006

2024/04/30 at 8:52 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Maqedoni e Veriut/ Tubimet e fushatës elektorale, Ali Ahmeti kërkon të mos përsëritet gabimi i vitit 2006

Fushatë e ndezur elektorale në Maqedoninë e Veriut. Replika mes kreut të BDI, Ahmeti e liderit të VMRO-DPMNE, Misckoski.


Ahmeti tha, se nuk ka nevojë për zemërim, se ai ka brohoritur “UÇK”, se ajo e shpëtoi Maqedoninë.

Qytetarët do të vendosin se kush do të jetë pjesë e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimet partiake, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE, se “është koha që BDI të zëvendësohet me parti që do të punojnë për një siguri dhe të ardhme për të gjithë qytetarët”.

Pasi Hristijan Mickoski e përmendi koalicionin opozitar “Vlen” si partner potencial të VMRO-DPMNE-së në qeverisjen e ardhshme, BDI kujtoi gabimin e vitit 2006 kur në qeveri hyri partia e dytë e shqiptarëve dhe jo fituese.

“Opozita nuk duhet të bëjë gabimet që i ka bërë ish-kolegu im në vitin 2006 – partia e atëhershme e ka bërë këtë gabim dhe e ka paguar çmimin e lartë”, ka thënë Ahmeti në Dibër. Në vitin 2006, VMRO-DPMNE formoi një qeveri me PDSH-në, një parti që atëherë fitoi më pak vende se BDI.

“Ne shqiptarët nuk jemi përfaqësues të një pakice, ne jemi përfaqësues legjitimë të shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe tani Fronti përfshin komunitetin rom, turk dhe boshnjak. Populli vendos”, tha Ahmeti në Dibër.

Миckovski: Mos dërgoni emisarë

Mickoski, nga ana tjetër, beson se koha e BDI-së ka kaluar. “BDI si parti politike erdhi në pushtet me një histori të të drejtave të njeriut dhe përfundoi si parti që ankohet për të drejtat e njeriut dhe vjedh si të vetët ashtu edhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje duhet thënë atyre – se koha e tyre ka kaluar! Është koha për përgjegjësi”, tha ai në tubimin e mbrëmshëm në Manastir.

Nga aty ai publikisht i ka dërguar mesazh BDI-së – të mos i dërgojnë asnjë emisar apo emisare. “Këto ditë më kanë vërshuar mesazhet që më dërgojnë. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë – mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë – kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve.

Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë”, tha Mickoski për BDI-në.

Ahmeti hedh poshtë pretendimet se ka dërguar emisarë. Ai thotë se në politikë ka hyrë si kryengritës dhe se populli e ka votuar për 22 vjet. “Kam formuar një front me partitë politike shqiptare. Këtë front e kam bërë të pathyeshëm duke përfshirë komunitetet që ju i përbuzni, siç janë komuniteti turk, rom dhe boshnjak.

Ne po mundohemi që kjo Kushtetutë, të cilën e bëmë edhe më afër qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të përfshijë komunitetin bullgar, egjiptian, malazez dhe kroat. Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politiko-juridik të shqiptarëve nuk e shkatërroi Maqedoninë”, tha Ahmeti.

Ahmeti: UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë

Mickoski ka kritikuar edhe thirrjet e fundit të Ahmetit në sheshin e Shkupit “UÇK, UÇK…”, ndërsa në të njëjtën kohë BDI flet për Evropën dhe vlerat evropiane. “Ata fshihen pas perdes ‘Evropa’. E derisa kanë gojën plot me Evropë, dhe Kovaçevski i dëgjon me përulësi dhe gjunjëzohet para Ahmetit, ne i dëgjojmë ata në mes të Shkupit duke brohoritur UÇK, UÇK”, kritikoi kryetari i VMRO-DPMNE-së nga tubimi në Manastir.

Për Ahmetin, ajo brohoritje nuk është kontestuese, sepse UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë. Ai theksoi se së bashku duhet të ndërtojmë paqen, stabilitetin, standardet evropiane dhe të luftojmë krimin dhe korrupsionin.

“Ky shtet e ka vendin në Evropë dhe për këtë vend duhet të punojmë bashkë, maqedonas dhe shqiptarë, e të mos kthehemi në të kaluarën dhe të hidhërohemi pse unë i kam brohoritur “UÇK-së”. UÇK-ja është krenaria shqiptare, e UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë”, tha Ahmeti.

Kovaçevski: Kjo nuk është rruga për të shkuar në Evropë

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga tubimi i mbrëmshëm në Krushevë, u drejtua me thirrjet se në mitingje duhet të jenë edhe flamujtë evropianë. “Nuk mund ta quash veten Fronti Europian dhe të shesësh një ide të së ardhmes në Europë, e të mos kesh një flamur të vetëm europian në mitingje dhe të bërtasësh slogane që na kthejnë më shumë se 20 vjet në të kaluarën, të cilën e kemi varrosur dhe harruar.

Të dashur maqedonas, shqiptarë dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike që jetoni në Maqedoni, jemi bashkë me të gjithë ju dhe ju bëjmë thirrje që të mos na lejoni që brenda natës ta shkatërrojmë bashkëjetesën multietnike për të cilën po punojmë shumë për ta ndërtuar për më shumë se tre dekada. Nuk kemi vend tjetër. Fëmijët tanë kanë lindur këtu, ata duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, tha Kovaçevski.

Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të ndalojnë përdorimin e parullave që mund të shkaktojnë intolerancë ndëretnike, vetëm për të fituar disa pikë më shumë politike.



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në SPAK

Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në SPAK

Scholz: Asociacioni, i rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Scholz: Asociacioni, i rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

“O hajdut!”, Veliaj ‘përplaset’ jashtë SPAK-ut me qytetarët dhe përfaqësuesit e PD (VIDEO)

“O hajdut!”, Veliaj ‘përplaset’ jashtë SPAK-ut me qytetarët dhe përfaqësuesit e PD (VIDEO)
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com