Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni e Veriut/ 974 të infektuar, 45 viktima nga koronavirusi

2020/04/15 at 5:10 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni e Veriut/ 974 të infektuar, 45 viktima nga koronavirusi

Në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 974 numri i të infektuarve me koronavirus ndërsa i viktimave në 45. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të reja me Covid-19.


Sipas shtrirjes gjeografike numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Kumanovë me 27 raste dhe në Shkup 10, ndërsa në nëntë qytete tjera është regjistruar numër më i vogël i të infektuarve.

Gjatë 24 orëve janë realizuar 500 teste ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 9,762.

Drejtuesit e qeverisë dhe të pushtetit lokal në Kumanovë, qytetin me më shumë të infektuar (236) kanë shkëmbyer mendime të kundërta nëse duhet ose jo që ky qytet të vendoset në karantinë shtetërore.

“Kumanova duke llogaritur numrin e banorëve, ka numrin më të madh të personave të infektuar me COVID-19 dhe është më se e nevojshme që të veprohet në mënyrë më restriktive dhe të parandalojmë rritjen e numrit të personave të infektuar”, ka deklaruar kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke kërkuar izolim të plotë sikur në rastin me qytetin e Dibrës.

Zyrtarë qeveritarë thonë se për momentin nuk ka nevojë për masa të rrepta, por se nëse komisioni shëndetësor në luftë me panemidinë vendos se ka nevojë për karantinë, atëherë qeveria do të respektojë një masë të tillë.

“Unë nuk jam mbështetës i madh i masave rigoroze pasi krahasimi mes Dibrës dhe Kumanovës nuk mund të bëhet sepse Dibra është qytet shumë më i vogël. Por, do të diskutojmë edhe për këto çështje, për mbyllje të tërësishme 24 orëshe. Nëse këtë masa do ta rekomandojnë epidemiologët dhe profesionistët, do ta sjellim edhe këtë masë”, ka deklaruar kryeministri, Oliveri Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se institucionet deri tani me sukses po e menaxhojnë situatën, por duke paralajmëruar edhe shumë punë deri në normalizimin e saj.

“Deri më tani, ne kemi menaxhuar me sukses rrjedhën e epidemisë. Me rritjen lineare të pacientëve pozitivë të konfirmuar rishtazi me Covid-19, ne jemi në gjendje të amortizojmë sistemin shëndetësor dhe të rrisim kapacitetet e objekteve spitalore dhe stafin mjekësor”, ka deklaruar Filipçe.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski të enjten me kërkesë të qeverisë pritet të zgjasë edhe për një muaj gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend.



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Video/ Aksident i frikshëm, makina “flutururon” në ajër

Video/ Aksident i frikshëm, makina “flutururon” në ajër

Të karantinuar në hotelin në Kakavijë, pronari: Do i nxjerr në rrugë…

Të karantinuar në hotelin në Kakavijë, pronari: Do i nxjerr në rrugë...

Zyrtarët e SHBA, disa shtete mund të jenë gati të hapen

Zyrtarët e SHBA, disa shtete mund të jenë gati të hapen
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}