Zeqirija Ibrahimi, deputeti i Lëvizjes BESA në Maqedoni, u shpreh se ndjente keqardhje që u rregullorja ishte keqpërdorur dhe u lejua që të këndohej himni shqiptar në Kuvendin maqedonas. “Unë e respektoj himnin, por shqiptarët kanë himnin e tyre. Pasi lejuat që të këndohet një pjesë e himnit në gjuhën maqedonase do të këndoj edhe unë himnin e shqiptarëve”, tha Ibrahimi. Ai e këndoi himnin kombëtar nga foltorja e Kuvendit, menjëherë pas kësaj. Mendohet se ishte pikërisht kjo arsyeja që acaroi protestuesit e Gruevskit, të cilët hynë me dhunë brenda në Kuvend dhe dhunuan disa deputetë dhe gazetarë pas zgjedhjes së shqip./tvklan.al