Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manifestimi/ “Salep sulltani nuk do t’ia dalë të zbrazë Shqipërinë”

2020/03/02 at 5:52 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Manifestimi/ “Salep sulltani nuk do t’ia dalë të zbrazë Shqipërinë”

Manifestimi i thirrur nga Presidenti Meta, nisi me Himnin Kombëtar. Kreu i shtetit, Ilir Meta ka zgjedhur që të ulet në gjunjë para pjesmarrësve, duke bërë simbolin e shqiponjës ndërsa më pas fjalën e morën juristë, artistë dhe studentë.


Aktori, Neritan Liçaj ishte i pari që foli në podiumin e ngritur para Presidencës. Ai tha se ky tubim është në mbrojtje të Kushtetutës, të lirisë dhe atdheut dhe njëherësh fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri.

“Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri”, tha Liçaj duke ia lënë më pas fjalën një personaliteti të së drejtës, juristit dhe ish-gjyqtarit të Strasburgut, Ledio Bianku.

Ky i fundit tregoi arsyet pse pranoi të vinte në Shqipëri, duke rënditur mes të tjerash se tubimi ka shumë rëndësi për mbrojtjen e Kushtetutës.

Sipas tij, debati Presidencë-mazhorancë, nxorri në pah se pa një Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi më forcën e ligjit por ligjin e forcës. Po ashtu ai shtoi se sikundër është thënë, qëllimi i tubimit është vërtetë për pushtet, por për pushtetin kushtetues.

Pas Biankos, fjalën e mori ish-Ambasadori Agim Nesho, i cili ndër të tjera u shpreh:

“Kemi refuzuar zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit. Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës, aktit madhor për të ardhmen e vendit. Kapja e institucioneve është vija e kuqe për të mbrojtur demokracinë. Mund të kemi menduar se lufta politike është luftë interesash, por e sotmja është kambanë alarmi për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kthimin e sovranitetin’, tha Nesho.

Pas diplomatit, fjalën e mori artisti i njohur, Bujar Kapexhiu, i cili u shpreh se morëm më të keqen e diktaturës e po shpikim më të keqen e demokracisë.

“Jemi mbledhur për dy veprime, dy ide: Të mbrojmë dhe të mos pranojmë, për mbrojtje të ligjit, morali e kundër të keqes. Nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie e nuk do të jem, po në caste të veçanta jam ndjerë edhe demokrat edhe socialist edhe republikan edhe ballist, vetëm për të mirën e Shqipërisë në interesit të Atdheut tim.

Kam jam me të gjithë e kundra të gjithëve, jam me ju që jeni në mbrojtje të ligjit, por jam edhe kundër atyre që tentojnë ta prekin e tjetërsojnë ligjin themeltar për interesa personale. Morëm më të keqen e diktaturës e po shpikim më të keqen e demokracisë.”, u shpreh Kapexhiu.

Me tone të larta nacionalizmi foli kampioni i boksit, Kristian Demaj. Boksieri shkodran tha se, ndonëse nuk ka lindur në Shqipëri, zemra e tij rreh vetëm kuqezi dhe iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në mbarë botën të kthehen në vendin e tyre dhe t’i bashkohen këtij manifestimi.

“Shqipëri, dua të të dëgjoj. Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem në këtë manifestim madhështor. Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi. Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm, që nuk duhet ta lë të shpopullohet. Zemra ime rreh për këtë rini, që duhet ta ndërtojë të ardhmen këtu. Shqiponjat duhet të kthehen e të jetojnë këtu. I ftoj të gjithë shqiptarët në mbarë botën t’i bashkohen besëlidhjes sonë kuqezi. Të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Demaj.

Një ndër 6 të ftuarit që mbajtën fjalën e tyre në manifestimin e thirrur nga presidenti, ka qenë dhe Oneda Skënderi, studente e fakultetit të drejtësisë. Duke përfaqësuar zërin e të rinjve, sikurse u shpreh, studentja tha se ajo është pjesë e atyre të rinjve dhe të rejave që ëndërrojnë një jetë dinjitoze në Shqipëri. Ajo tha ndër të tjera, se ndodhej në këtë manifestim për t’ju thënë ndal atyre që shkelin kushtetën dhe që zëri i sovranit të dëgjohet.

Ndërkaq, regjisori Edmond Budina ka qenë më i ashpër në fjalimin e tij. Si një ish-emigrant, Budina u shpreh se:

“30 vjet më parë kishim një ëndërr. Ta bënim Shqipërinë si gjithë Europë. 30 vjet më pas jemi këtu për ta shpëtuar nga kjo diktatuturë e re që kërkon ta përdhosë vendin. I vihem në krah presidentit të Republikës pëer të mbojtur kushtetën nga ata që e kanë uzurpuar. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të zbrazet. Salep Sulltani nuk do tja dalë kurrë ta shkatërrojë Shqipërinë, ta zbrazë Shqipërinë. Kam qenë emigrant dhe e di se çdo të thotë të të vdesin prindërit dhe të mos i shikosh. Të shikosh parlamentin ku deputetët vishen me rroba firmato, kur pensionistët nuk kanë para për të paguar ilaçet.”, tha Budina./Opinion.al

Etiketa: manifestimmetapresidenti


Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Meta paralajmëron Ramën për shpërndarjen e Parlamentit, deri më 15 Mars

Meta paralajmëron Ramën për shpërndarjen e Parlamentit, deri më 15 Mars

Meta me flamurin amerikan në manifestim, reagon Ambasadorja Kim

Meta me flamurin amerikan në manifestim, reagon Ambasadorja Kim

Atentati në Durrës, identifikohen dy viktimat

Atentati në Durrës, identifikohen dy viktimat
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}