Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manifestimi kundër luftës në Ukrainë/Veliaj:Mos të heshtim para mizorisë ruse

2022/04/08 at 3:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Manifestimi kundër luftës në Ukrainë/Veliaj:Mos të heshtim para mizorisë ruse

Ditën e sotme në kryeqytet u zhvillua një manifestim kundër luftës në Ukrainë, i organizuar nga disa shtetas ukrainas që jetojnë në Tiranë.

Pjesë e manifestimit ishte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe qytetarë të ndryshëm.

Gjatë fjalës së tij në këtë manifestim, Veliaj u shpreh mirënjohës për qytetarët e Tiranës që iu bashkuan manifestimit, për të treguar se Tirana nuk hesht përpara mizorive ruse.

“Jam mirënjohës për djemtë dhe vajzat, të rinjtë e qytetit tonë, për ata që na ftuan, ata që na mblodhën bashkë, sepse një qytet që ka ndërgjegje, një qytet që lë mënjanë bindjet politike, bindjet fetare, prejardhjen e tij dhe fokusohet tek humanizmi, është një qytet që ka të ardhme. Kur ndaheshin çmimet “Grammy”, Presidenti Zelenksy tha: “Na ndihmoni me çfarë të mundeni, por jo me heshtje, se heshtja nuk është ndihmë”. Heshtja në fakt është konfirmim që ajo që po ndodh është OK, ajo që po ndodh është diçka shumë larg, ajo që po ndodh nuk na prek. Fakti që sot Tirana është mbledhur bashkë, për të treguar se ne nuk heshtim edhe përballë ambasadës ruse, në një rrugë që quhet “Ukraina e lirë”, tregon se ky qytet do të mbajë një qëndrim derisa kjo luftë të mbarojë,”-tha ai.

Ndër të tjera ai foli edhe për shqiptarët që kanë hapur dyert për të pritur refugjatët e luftës në Ukrainë.

“Sot jam shumë krenar për Fatbardhën. Ajo ka hapur shtëpinë e saj për 51 fëmijë nga Ukraina. Unë nuk e di – dhe jam i sigurt se as Fatbardha nuk e di – se cili prej atyre 51 fëmijëve do të jetë Zelensky i ardhshëm, kush do të jetë Klitschko i ardhshëm, sopranoja apo tenori i ardhshëm, por fatkeqësisht, misioni i Fatbardhës nuk po mbaron. Ne na duhen të gjithë Fatbardhët e Shqipërisë, të gjithë ata burra dhe gra që kanë mundësi, sepse vetëm në këtë javë ne po presim fëmijë të tjerë dhe nuk e dimë sa do të vazhdojë kjo barbari. Ndaj, do të na duhet çdo njeri që ka mundësi, qoftë duke dhënë të mira materiale, qoftë duke hapur shtëpinë e tij, të tregojë se ne këtu jemi të gjithë si Fatbardha. Kemi një derë të hapur, kemi një mendje të hapur, e mbi të gjitha, kemi një zemër të hapur, siç e treguam me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç e treguam me afganët përpara një viti dhe siç do ta tregojmë me popullin e Ukrainës, për sa kohë që të ketë nevojë,” u shpreh ai.

Gjithashtu Veliaj iu drejtua diplomatëve rusë në Tiranë të rreshtohen në anën e duhur të historisë.

“Ne nuk jemi këtu për të bërë presion për diplomatët rusë, këtu pas shpatullave tona – ne nuk jemi vandalë, nuk jemi rrugaçë, nuk jemi dhunues, nuk jemi të vrazhdë, nuk jemi vulgarë, por është një moment për të thënë: Dakord, në Rusi ndoshta censurohet media, po për ata që jetojnë këtu në Tiranë, që mund të hapin faqet e internetit dhe të shikojnë shumë prej televizioneve tona, nuk mund të thonë që kjo është një skenë Hollyewood-i, nuk mund të thonë se qindra vende masakrash janë skena Hollyëood-I. Ndaj, thirrja jonë është edhe për ta, është momenti për të bërë një akt dinjitoz, të lënë shërbimin ndaj një qeverie gjakatare, të lënë shërbimin diplomatik ndaj atyre që dhurojnë me barbari që as i kishim imagjinuar kurrë ndërkohë që po rriteshim, ndërkohë që pamë se çfarë ndodhi në Kosovë dhe në fakt, që nga Lufta e Dytë Botërore, pas asaj që ndodhi me hebrenjtë, kemi thënë: “Never again!”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
Sulmi në stacionin hekurudhor, për fëmijët shkruhej në raketën ruse

Sulmi në stacionin hekurudhor, për fëmijët shkruhej në raketën ruse

Emri/U gjet e pajetë në liqenin e Kastriotit në Dibër,identifikohet trupi i gruas

Emri/U gjet e pajetë në liqenin e Kastriotit në Dibër,identifikohet trupi i gruas

Sllovakia i dhuron Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore S-300

Sllovakia i dhuron Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore S-300

TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com