Kryesore

Mandatet, Rama opozitës: Qëndrim i ashpër në bllok i europarlamentarëve


               Publikuar në : 18:43 - 28/02/19 |
b.f

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me qëndrimin që mbajti ditën e sotme delegacioni i Parlamentit Europian lidhur mbi situatën politike në vend pas djegies së mandateve nga opozita.

Në një reagim në tëitter, Rama ka vlerësuar qëndrimin e ashpër sipas tij që ka mbajtur europarlamentarët kundër djegies së mandateve nga opozita.

“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit”, shkruan Rama. Dl/ Opinion.al

 

 

Pas