Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me qëndrimin që mbajti ditën e sotme delegacioni i Parlamentit Europian lidhur mbi situatën politike në vend pas djegies së mandateve nga opozita.
Në një reagim në tëitter, Rama ka vlerësuar qëndrimin e ashpër sipas tij që ka mbajtur europarlamentarët kundër djegies së mandateve nga opozita.
“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit”, shkruan Rama. Dl/ Opinion.al