Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mandatet”, Meta: Shpirti im e di… Amerikanëve iu kam thënë

2019/07/02 at 11:54 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mandatet”, Meta: Shpirti im e di… Amerikanëve iu kam thënë

I ashpër ishte presidenti Ilir Meta me ndërkombëtarët në lidhje me krizën politike. Por i pyetur nëse me qëndrimet e tij po e vë Shqipërinë kundra SHBA-ve, Meta tha se diplomaten amerikane ka folur shumë qartë.


“Marrëdhëniet e mija me SHBA, kanë qenë, janë dhe do të jenë të kristalta dhe jashtë çdo fijeje dyshimi. Se çfarë kam biseduar unë me ta mund të them vetëm kaq, se kam qenë i qartë dhe i drejtë. Votimet i vlerëson OSBE/OHDIR pastaj këto lojërat e ambasadave nuk merrem. Besoj se mesazhet e zonjës Glover kanë qenë tepër të qarta dhe në raport me dekretin e Presidentin dhe marrëdhënieve juridike. Shumë nga arsyet ligjore që shoqëronin dekretin tim ishin dhe në shqetësimet e raportit të zonjës Glover”, tha Meta.

“Pse unë përplasje me Amerikën? Kam ndërhyrë unë në zgjedhjet të Amerikë? Kam pastruar unë para në Amerikë? O Meti nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës anti-amerikan. Po të vijë kjo ditë që ai të më heqë mua vizën amerikane…Unë e kam sqaruar të ngarkuarën me punë të SHBA, e kam pyetur e keni ndonjë pyetje ose shqetësim nga ana ligjore, jo. Kam patur një takim të veçantë siç kam patur me përfaqësuesit e tjerë”, tha më tej Meta.

Presidenti tha se do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur interesat e Shqipërisë në zgjidhjen e krizës politike, duke shkuar deri në limitet e kërcënimit.

“Kjo krizë politike nuk e ndihmon Shqipërinë. Do bëj çdo gjë për të ruajtur atë që kemi fituar në 30 vjet. Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë…është mirë. Nuk jam vetëm. Janë shumë shqiptarë. Rrugë për në Korenë e Veriut Shqipëria nuk ka për të bërë. Po u thellua kriza, do rivendosen edhe vizat”, tha Meta.

Presidenti tha se po të ishte ai në krye të opozitës, siç akuzohet nga mazhoranca, atëherë PD-LSI dhe aleatët nuk do t’i kishin djegur mandatet e deputetëve dhe tashmë do të ishin në parlament. Por Meta tha se kur opozita mori këtë vendim ai ishte në Gjermani, duke thënë njëherësh se sa keq ndihej për këtë vendim të opozitës.

“Thotë ai që unë jam koka e shtabit të opozitës. Shqiptarët ta dinë se po të isha këtu opozita nuk do i digjte mandatet. Unë isha në Gjermani. Shpirti im e di, jo i Monikës, çfarë kam hequr për të shpëtuar LSI nga 17 maji”, tha Meta./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Meta: Nëse më thotë më “burri i Monikës”, do t’i them “gruaja e Bilalit”

Meta: Nëse më thotë më “burri i Monikës”, do t’i them “gruaja e Bilalit”

Rama falënderon policinë për 30 qershorin dhe paralajmëron opozitën

Meta dekripton “PPPd” që simbolizon grupet e strukturuara kundër shtetit

Qeveria: Të enjten nisim procedurën për shkarkimin e Metës

Propozimet e Metës për krizën politike, përgjigjet Elisa Spiropali
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}