Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë

2025/08/18 at 12:56 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë

Në pranverën e vitit 2024, Qeveria e Bjellorusisë e vendosi fabrikën për prodhimin e komponentëve të radios në Vitebsk, Manalit, në Bordin e Nderit të Republikës, për “rezultate të shkëlqyera ekonomike”.


Kjo ishte hera e dytë radhazi që fabrika merr vlerësim të tillë.

Vlerësimi për Manalitin, prodhuesin me pronësi ruse që vepron në Bjellorusi, u bë në një kohë kur fabrika ishte bërë furnizues kyç i komponentëve elektronikë me besueshmëri të lartë për raketa, radarë dhe avionë, të cilët përdoren nga Rusia në luftën e saj kundër Ukrainës.

Gjatë dy vjetëve të para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, që filloi në shkurt të vitit 2022, fitimet vjetore të Manalit u rritën pothuajse gjashtëfish, të nxitura gati tërësisht nga eksportet ushtarake drejt Rusisë.

Historia e Manalit pasqyron atë të shumë ndërmarrjeve të industrisë së madhe bjelloruse. E themeluar në kohën e Bashkimit Sovjetik si prodhues kryesor i kondensatorëve qeramikë, fabrika hyri në krizë në vitet e ’90-ta, kur kërkesat ranë ndjeshëm. Deri në vitin 2009, ajo ishte pranë shuarjes së plotë.

Në vitin 2011, shpëtimi dhe ndryshimi rrënjësor erdhën nga ish-konkurrenti i saj: fabrika Kulon në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg.

Investitorë rusë blenë 51 për qind të aksioneve, duke e kthyer praktikisht Manalitin në një bazë prodhimi jashtë vendit për industrinë e mbrojtjes ruse.

Kondensatorë të ndërtuar për luftë

Manaliti njihet për prodhimin e kondensatorëve qeramikë me shumë shtresa, me qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, të certifikuar për përdorim në mjete ushtarake dhe hapësinore.

“Nëntëdhjetë e shtatë për qind e prodhimit tonë i shërben industrisë së mbrojtjes së Rusisë”, pati thënë drejtori i Manalit, Alyaksandr Shumakher, për agjencinë shtetërore BelTA, në nëntor të vitit 2020.

Në vitin 2024, kryetari i Komitetit Ekzekutiv Rajonal të Vitebskut, Alyaksandr Subotsin, theksoi se fabrika “po punonte në mënyrë të rregullt” dhe kishte treguar rezultate “të kënaqshme” gjatë dy vjetëve të fundit.

Kondensatorë si seria K10-84 e Manalit nuk janë menduar për elektronikë të konsumit. Ata gjenden në sistemet e drejtimit të raketave, në radarë, module të luftës elektronike dhe sisteme të kontrollit bërthamor, ku dështimi mund të nënkuptojë humbjen e një misioni apo arme.

Një mangësi ligjore në sanksione

Sanksionet që Perëndimi i vendosi ndaj Rusisë në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, ia ndërprenë Kremlinit qasjen e drejtpërdrejtë në elektronikë të avancuar perëndimore për përdorim ushtarak.

Por, Bjellorusia nuk iu nënshtrua të njëjtave kufizime deri në vitin 2022. Për gati tetë vjetëve, Manaliti e shfrytëzoi këtë boshllëk, duke importuar pajisje dhe materiale nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, për t’i dërguar më pas komponentët e përfunduar në Rusi si zëvendësim për pjesët e ndaluara perëndimore.

Edhe sot, pavarësisht sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së, Manaliti mund të blejë linja prodhimi KEKO nga Sllovenia, t’i pajisë me panele kontrolli Pro-face nga Japonia (në pronësi të Schneider Electric të Francës) dhe të vazhdojë të furnizohet me pluhur metalesh të çmuara nga SHBA-ja për prodhimin e kondensatorëve.

Prova në mbetjet e luftës

Sipas një specialisti nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR), kondensatorët K10-84 të prodhuar nga Manaliti janë gjetur në raketat balistike Iskander, raketat lundruese Kalibr, raketat ajrore Kh-101, raketat mbrojtëse ajrore S-200 dhe S-300, si dhe në sistemet e radarëve kundër-bateri, Zoopark.

“Sistemi i presionit të ajrit në raketat Kh-101, të gjithë kondensatorët dhe 80 për qind e mikroçipave janë të prodhimit bjellorus. Sa i përket blloqeve të kontrollit në Iskanderët e modelit 2024, pothuajse çdo kondensator aty është nga Manaliti”, tha specialisti për Radion Evropa e Lirë.

Lidhjet me Kremlinin

Eksportet e Manalit drejt Rusisë kalojnë përmes një shpërndarësi të vetëm: Spetselektronkomplekt (SpecEk), një furnizues i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Të dhënat doganore të siguruara nga REL-i dhe Qendra Hulumtuese Bjelloruse tregojnë se nga tetori 2022 deri në mars 2025, Manaliti i ka dërguar SpecEk mallra me vlerë 43 milionë dollarë, 96 për qind të të cilave janë kondensatorë qeramikë.

SpecEk është i regjistruar në regjistrin e mbyllur të kontraktorëve të mbrojtjes në Rusi, që liston furnizues për partnerë si:

  • Rostec: Përfshin 350 ndërmarrje të mbrojtjes, që prodhojnë 40 për qind të porosive shtetërore të armëve.
  • Almaz-Antey: Prodhues i sistemeve raketore S-300, S-400, Buk dhe Tor.
  • KRET: Sisteme të luftës elektronike.
  • UAC: Avionët Su, MiG dhe Tupolev.
  • Korporata e Raketave Taktike: Raketat precize, përfshirë Kh-101.
  • UralVagonZavod: Prodhues i tankeve kryesore të betejës.
  • Helikopterët rusë: Mi-8, Ka-52, Mi-35.

Fitimet nga lufta, sanksionet

Para fillimit të luftës në vitin 2022, fitimi vjetor i Manalit ishte rreth 1.4 milionë dollarë. Deri në vitin 2024, fitimi neto arriti në 6.2 milionë dollarë. Kompania ka pasur rritje mbi 460 për qind gjatë pesë vjetëve të fundit.

Ajo ka arritur fitime rekord gjatë konfliktit më të përgjakshëm në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në maj 2023, Ukraina vendosi sanksione ndaj Manalit për “lehtësim të drejtpërdrejtë të agresionit ushtarak rus”. Ndërkohë, as BE-ja dhe as SHBA-ja nuk kanë ndjekur të njëjtin hap, duke i lënë kompanisë qasje të hapur tek furnizuesit perëndimorë.

Kjo e ka bërë Manalit “portë të sanksioneve” – një entitet ligjor bjellorus që dërgon teknologji perëndimore drejt ushtrisë ruse.

Që nga kalimi nën kontrollin rus në vitin 2011, Manaliti është modernizuar me pajisje perëndimore, ka ruajtur qasje të hapur në lëndë të para nga Evropa dhe SHBA-ja dhe ka siguruar certifikimin ushtarak rus.

Ajo ka furnizuar gjithashtu kondensatorë të gjetur në raketa që kanë goditur shumë qytete ukrainase.

Derisa qeveritë perëndimore diskutojnë për sanksione të reja, kondensatorët e prodhuar në një fabrikë të qetë bjelloruse vazhdojnë rrugën e tyre nga linjat e montimit në Vitebsk drejt fabrikave të raketave në Rusi dhe, në fund, drejt qiellit mbi Ukrainë./REL



Ju sugjerojmë

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
Aktualitet

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

22 Qershor, 2026 8:07 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

22 Qershor, 2026 8:05 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

22 Qershor, 2026 8:04 am
“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Para
Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur

Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…
















TE FUNDIT

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
22 Qershor, 2026

Një grup protestuesish kanë kaluar natën përpara kryeministrisë dhe gjenden ende aty edhe mëngjesin e sotëm. Ata janë ulur në...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
22 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e pas-protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Në pamjet e publikuara shihen...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Qershor, 2026

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
22 Qershor, 2026

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}