Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mallkimi” që përndjek ndërtesën e Vollgës ku humbi jetën aktori i njohur

2017/11/06 at 1:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mallkimi” që përndjek ndërtesën e Vollgës ku humbi jetën aktori i njohur

Veç vlerës simbolike për qytetin e Durrësit, asaj arkitekturore dhe asaj financiare, ish-hotel “Vollga” ka edhe një rëndësi të madhe për historinë e kinematografisë shqiptare. Pikërisht në këtë vend i ka dhënë fund jetës Artisti i Popullit, Sandër Prosi.

Por duket se, “mallkimi” i hotelit, që nisi me vetëflijimin e aktorit më të njohur shqiptar në vitet ’80, ka vijuar edhe gjatë 25 viteve të demokracisë.

I pozicionuar në krah të “Kullës Veneciane” dhe vendit ku u bë rezistenca e parë antifashtiste, më 7 prill 1939, gjithçka përreth ka marrë një tjetër pamje.

Vetëm ish-hotel “Vollga” ka mbetur si një ishull i rrënuar në mes të zhvillimit të Durrësit. Nga njëra anë, 25 vite procese gjyqësore mes pronarëve, e nga ana tjetër interesat e mëdha që janë për atë ndërtesë.

Historia e ndërtimit të ish-hotel “Vollgës” nis në vitin 1938, që qëllimisht u mendua të shërbente si seli e Komandës së Marinës italiane. Por pas pushtimit të Shqipërisë, italianët vendosën ta shndërronin atë në një hotel luksoz, duke i vënë edhe emrin Hotel dei Dogi” më 21 prill 1940. Deri në atë kohë, ai shërbeu edhe si spital ushtarak.

Me kapitullimin e Italisë dhe pushtimin e Shqipërisë nga Gjermania, “Hotel dei Dogi” merret nën administrim nga gjermanët dhe i ndryshohet emrin në “Majestic”. Pas çlirimit të Shqipërisë, drejtuesit komunistë vendosën t’ia ndryshojnë sërish emrin, duke e quajtur “Hotel Vollga” për shkak të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.

Që nga viti 1949 e deri në vitin 1990, hotel “Vollga” ka qenë një nga zonat më të preferuara për pushuesit në qytetin e Durrësit, duke u shndërruar dhe në një simbol për këtë qytet.

Por, pas rrëzimit të komunizmit, u rrëzua dhe miti i hotel “Vollgës”. Në vitin 1999, ai u shndërrua në një vend pritjeje për shqiptarët e Kosovës të larguar nga lufta.

Që nga ajo kohë, pronësia e hotelit ka kaluar në një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore dhe dhurimesh misterioze, dhe asnjëherë të hetuara në thellësi. Deri më sot, kur aktualisht – sipas Prokurorisë – ish-hotel “Vollga” rezulton të jetë në pronësi të Emiliano Shullazit.

Rreth dy muaj më parë, kryeprokurori Adriatik Llalla, në analizën vjetore të Prokurorisë së Durrësit deklaroi se, vrasjet në këtë qytet kanë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës dhe të marrjes së pronave në mënyrë të paligjshme. E duket se, një nga pronat për të cilat ai ka folur, është edhe ish-hotel “Vollga”. /TOP CHANNEL/

Etiketa: vollga durres

Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Zonat e pazakonta erogjene të cilat i çmendin femrat

Zonat e pazakonta erogjene të cilat i çmendin femrat

E fundit/ Vdes në spital i riu që u qëllua në Shkodër

Rrëfehet 17-vjecari që vrau shokun e tij në Shkodër: Nisi si lojë, por ai më rrahu 

Mbretëresha Elizabeth e përfshirë në skandalet e “Paradise Papers”?

Mbretëresha Elizabeth e përfshirë në skandalet e “Paradise Papers”?

TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com