Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku një 73-vjeccar ka humbur jetën pasi është qëlluar me sende të forta nga djali i tij, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi nga policia:
Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.