Pas themelimit nga Presidentja të komisionit të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka reaguar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu duke shfryrë mllefin e saj dhe mallkuar Atiftete Jahjagën duke i thënë “shkoftë e mos u ktheftë”.
Reagimi i plotë
Atifete Jahjaga, presidentja në ikje (populli thotë ,shkoftë e mos u ktheftë) themeloi, përkatësisht emroi komisionin ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë,të cilët do të vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Sot ,ajo për të satën herë me radhë, për pesë vjet rresht na dëshmoi se asnjëherë nuk ka qenë vetvetja në rolin dhe obligimet e saja kushtetuese ,porse me përkushtim dhe zell të madh zbatoj urdhërat e të tjerëve,atyre që e ngulfatën shtetin dhe e mbytën demokracinë në Kosovë- Hashim Thaçit e Isa Mustafës.
A thua si mundet një ekip ekspertësh ndërkombëtar pa dashur të paragjykoj ,të vlerësoj drejt pa pjesëmarrjen e ekspertëve vendor ,një proces kaq delikat, siç është demarkacioni i kufirit.
Si mundet që “e para e shtetit” të injoroj kaq njëanshëm eskspertët tonë të nderuar ,të cilat kanë në dispozicion të dhëna shkencore e ligjore lidhur me këtë temë.
Si mundet që “e para e shtetit” të injoroj kaq njëanshëm peticionin e 205 mijë bashkëqytetarëve të saj për kundërshtimin e kësaj padrejtësie.
Si do të reagoj nesër “e para e shtetit” si qytetare e këtij vendi ,për të bëmat e saja ,sidomos gjatë dy viteve të fundit.