Tre turistë hungarezë kanë tentuar të kalojnë lumin Devoll me makinë dhe mbetën të bllokuar në mes të lumit.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte në fshatin Plovish, në afërsi të Maliqit. Mësohet se turistët kanë hyrë mes përmes lumit me mjetin e tyre, por për shkak të thellësisë kanë mbetur të bllokuar brenda.
Në ndihmë të tyre shkuan shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur nxjerrjen nga lumi të 3 turistëve, fatmirësisht pa lëndime./Opinion.al